Nga Luan Kurti
Ja më së fundi një qasje që bën lajm. Qentë e rrugës do sterilizohen! Se na janë bërë havale tufat e qenve që kanë pushtuar çdo rrugë dhe trotuar në Tiranë. Dhe shtohen shumë maluketërit. Dhe të sulen nganjëherë natën e të bëjnë fërtele. Dhe pastaj duhet të bësh tetanozin. Po ja qëlloi e s’ka spitali, vajte për lesh. Mund të tërbohesh! Dhe pasi ju sulesh qenve me gurë do t’ju sulesh edhe njerëzve. Se me thënë të drejtën njerëzit janë tërbuar më keq se kafshët. Nga hallet dhe streset natyrisht. Për hiç mos gjë gërthasin dhe të marrin jetën. Prandaj meqë po sterilizohen qentë, pse të mos sterilizojmë edhe njerëzit?