Nga Artan Fuga
Një mik më tha sot duke pirë nga një gotë verë Skrapari se ai paska shkruar në korrik, ato ditë vape :Â “Ndërkohë që kjo mungesë është e turpshme edhe në rastin kur akademikut Fuga nuk i kundërpërgjigjet qoftë edhe një profesor i universiteteve private kur ai shkeleshkon etikën duke kaluar në delir në statusin e vet në FB, kur shton si drejtues i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në UT, se sa për konkurrencën me privatët “i ha me gjithë lecka”.”
—————
Po zoti Cipa, shumë ende kemi për të bërë, shumë, por konkurrentët i hamë, (jo i ha sikurse e shtrëmbëron ti, sepse unë nuk jam kanibal) me gjithë lecka!
Zgjohu nga ëndrra nuk është delir. Mos e bëj lesheli debatin publik duke pështyrë kot në vetmi.
Nuk është të shkelësh etikën po të thuash të vërtetën.
Mos paguhesh edhe ti në ndonjë Universitet privat ??? Mos i fry zjarrit të sherrit te të tjerët duke u ndezur shpirtin hakmarrës, ja përgjigju ti.
Ka parametra matës, në çdo çast jemi të hapur për matje.
- Nga numri i studiove
Nga numri i botimeve dhe i cilësisë të tyre
Nga numri dhe cilësia e botimeve doktorale
Nga numri i profesorëve të huaj të ftuar
Nga numri e projekteve shkencore të administruara
Nga numri i aktiviteteve shkencore
Nga numri i studentëve të punësuar në media
Nga bashkëpunimi me komunitetin real dhe jo imagjinar të gazetarëve që dihet se ku përfaqësohet si mosqenie e qenies të paqene.
Nga numri i pedagogëve me grada dhe tituj shkencorë
Nga ta duash ti.
Mbi të gjitha nuk kemi autodidaktë – ky horror i shkencës partizane.
Le të matemi publikisht dhe pastaj flasim. Të hapur për monitorim dhe do të shikosh se heshtja e konkurrentëve përpara sfidës nuk është e rastit sikurse të duket ty në jodelir. Janë burra e gra të mënçura ato.
Por, ne bëjmë çmos që edhe simotrat tona dhe sivëllezërit tanë privatë me të cilët kërkon të na futësh në sherr të përparojnë bashkë me ne dhe të gjithë bashkë duke dhëne dije dhe jo letra si diploma.