Nga Fabiola Laco Egro
25 Nentor2015, ora 17.00, sheshi Skenderbej, Dita nderkombetare per eliminin e cdo forme dhune kunder gruas.
Disa te rinj aktiviste po me flisnin te shqetesuar se ishin turbulluar nga nje status i Mentor Kikias apo ndonje pene tjeter te mprehur, te gatshme te ngjyhet me bojen e zeze per cdo ngjarje te kryeqytetit tone te zhurmshem. Ndryshe nga ambientalisti , ato kishin qene ne shesh me bicikleta, per te demonstruar ne menyre simbolike si dhe per te rritur ndërgjegjësimin ,e mobilizuar sadopak qytetaret për të parandaluar dhe eliminuar dhunën ndaj grave dhe vajzave.
U kuriozova te di pikeveshtrimin e Mentorit , aq me teper duke e njohur ne pjesen e flakte te reagimit aktiv qytetar te tij.
Titull i statusit te tij ishte : Jo dhune ne emer te luftes kunder dhunes. Nga titulli dukej goxha luftarak dhe per te gjithe ato qe s’kane kohe te abstragojme e te krahasojne faktet me te verteten, ishte bindes.
Mua personalisht mua duk paradoksale, qe nje ambientalist nxehej e bertiste kaq fort qe, per nje ore ne Tirane, u bllokua gjysma e rrethit te sheshit Skenderbej.
Motivi: nje tubim , Manifestim qe bën thirrje për një botë pa dhunë dhe kërkon veprime konkrete për të parandaluar dhunën ndaj grave e cila prek një në tre gra në mbarë botën dhe më shumë se gjysmën e grave shqiptare (59,4%).
Nese te pelqen te ngresh zemerimin qytetar mund ta besh , por ja vlen ta besh per nje kauze te drejte edhe te vertete. Nuk e di a ke qene njeri nga shoferet e zemeruar qe ke mbetur brenda kafazit te makines per nje ore, per shkak te aktivisteve qe bllokuan sheshin , apo ndonje nga miqte , apo gazetaret e tu te kane informuar. Por dua te te them qe te kane genjyer, prandaj mos keqinformo publikun e gjere qofte edhe nepermjet rrjeteve sociale.
Po te jap vetem ca fakte qe duhet te qetesojne zemerimin e ankthin tend.
Qe perpara nje jave nje promo- lajmerim per Manifestimin -Jep Mesazhin tend – kendo-pedalo ka qene e perditshme ne RTSH , e vetmja media qe pranoi te behej partner mediatik per kete kauze pa pagese, per te sensibilizuar e lajmeruar cdo qytetar qe kishte deshire te behej pjese e Fushates nderkombetare kunder dhunes ndaj gruas e per barazi gjinore.
Ndoshta ti , apo miku yt nuk e ke pare, sepse s’ka shikueshmerine e TV Kombetare private, por fatkeqesisht ndonese kemi trokitur ne disa nga keto media te shquara kombetare, asnje prej tyre s’ishte i interesuar te behej partner pa asnje perfitim. Nga ana tjeter ndonese Fushata eshte e mbeshtetur nga agjensite e OKB apo ndonje ambasade, nuk ka lluksin te paguaje shumat marramendese te transmetimit te reklamave qe kerkohen ne keto tv. Ti vete ke qene perfitues i granteve te tilla , dhe besoj se e di me mire se kushdo per cfare mbeshtetje behet fjale.
Se dyti, Manifesti ishte menduar e planifikuar me se miri ne oren 17.00 – 18.00, kur orari zyrtar i punes kishte mbaruar, kur nenat apo baballaret e zellshem kishin kohe mjaftueshem te merrnin femijet nga kopshtet, kur te rinjte te kishin mbaruar cdo lloj angazhimi shkollor te detyrueshem, e kur cdo njeri nga to qe kishte deshire, mund te vinte ne nje shesh te aksesueshem nga te gjithe, te jepte mesazhin e tij, apo te kalonte nje ore ndryshe sebashku me femijen e tij per t’i treguar, qe ekziston dhe nje Shqiperi tjeter, djem dhe burra, vajza dhe gra, qe mund te aspirojne sebashku per barazi, per nje bote pa dhune e pse jo edhe pa makina, qofte edhe per nje ore, ku edhe mund te pedalojne apo kendojne per nje Tirane Portokalli nderkohe qe kryeqytete te shumta ne bote ne te njejten dite u ngjyrosen portokalli (
Ngjyra simbol e Fushates nderkombetare).
I dashur Mentor, nuk e di ku je interesuar ti apo miqte e tu gazetare, se s’besoj te flasesh ne shumes per veten, kur thua ” nga interesimet tona rezulton se Bashkia nuk eshte e lajmeruar” , se aktiviteti eshte bere jo vetem me lejen zyrtare te Bashkise, Policise e gjithe organeve qe duheshin lajmeruar por edhe me kujdesin e vete Bashkise. Nese vazhdon te jesh i interesuar , mund te te ofroj lejen e nxjerre dite me pare sipas gjithe procedurave protokollare.
Se treti, si ambientalist qe je, po te kishe deshire te ishe informuar me mire nga burime te verteta informacioni dhe jo nga muhabete burrash kafenesh, mund te kishe nxitur angazhimin qytetar, per te dale jashte kafazit te makinave e eres se mbytur te tyre , dhe per dore me femijet te kishin bere nje xhiro ne mes te qytetit, te merrnin ajer te paster, te degjonin mesazhe paqeje nga figura publike, ateiste e perfaqesues te komuniteteve fetare, te rinj aktiviste qe lancoheshin ne ate shesh, apo te kullosnin syte me pikturat e grupeve me aktive te nxenesve te shkollave te mesme publike si Petro Nini Luarasi, Ismail Qemali, apo Abdulla Keta , qe nuk i kishte sjelle njeri me detyrim duke lene edhe shkollen si ne mitingje partish, apo qofte edhe te degjonin nje himn kunder dhunes ndaj gruas , e jo tallavat qe me se shumti degjohen nga radiot e makinave.
Se katerti, po ishit ne kete shesh perdore, edhe femija jot mund te shihte qe grupi i policeve , ashtu si dhe futbollisteve tone te kombetares me te cilet krenohemi , zgjasnin doren e tyre per mbeshtetje ne luften kunder dhunes ndaj gruas.
Ne ate shesh s’ishim mbledhur per te gjuajtur me “gure ” denuar e vrare nje burre dhunues. Me vjen keq qe s’te kenaqim dot shijen e s’jemi per kete shfaqje. Atje ishim per te promovuar modelet pozitive e me te mira te babait, burrit ,vellait shqiptar. Qe edhe burrat e zamanit te ndjejne brenda vetes qe burre i vertete eshte ai qe respekton e do nenen e tij ,motren ,gruan apo vajzen .Qe burrat e djemte te jene pjese e zgjidhjes, te tregojne qe jane kunder dhunes- Ky ishte dhe lajtmotivi qe ishim mbledhur. Dhe me beso qe ka aq shume te tille, qe edhe s’kemi sy t’i shohim.
Dhe se fundmi, duke besuar qe ky disinformim i publikut jo vetem nga ty, por edhe nga disa media te tjera, erdhi vetem se mediat e kane kollaj te pasqyrojne aktivitete ne salla te mbyllura e s’rrezikojne te nxjerrin kamerat e tyre ne mot te keq e me shi, apo spaten mundesi ti afroheshin sheshit me makine, dua te inkuraroj fort e falenderoj te gjithe ata te rinj kurajoze, aktiviste, figura publike, qeveritare apo ambasadore te misioneve te huaja ne Shqiperi, artiste, studente,shoqeri civile, teknike apo punetore qe sfiduan kohen e tmerrshme , lane rehatin, kafene apo ngrohtesine e makines dhe u bashkuan ne Sheshin Skenderbej, te njohur e te panjohur per te shprehur qendrimin e tyre. Zoti na bekoi, sepse gjate gjithe dites qe ora e vetme qe shiu pushoi, dhe ne therritem, pedaluam, kenduam fort e s’i degjuam per nje ore as burite, as sharjet e shofereve e as lajmet shqetesuese per bllokimin e rrugeve.
Mund te kishte vajtur me mire, mund te mos kishte ndodhur ky keqkuptim, mund te ishte lajmeruar qytetari ne rruge zyrtare per bllokimin nje oresh, mund te kishim qene me shume, mund te ishe dhe ti me ne, por edhe keto reagime kontribuojne ne ndertimin e nje dialogu shoqeror te drejteperdrejte te sinqerte, pa hatermbetje drejt nje shoqerie qe aspiron paqe, jo dhune dhe pse jo dhe per nje Tirane me rruge me sa me pak makina, ku femijet tane, cuna e goca bashke te ecin dore per dore te paparagjykuar , te ndjehen te barabarte, apo te pedalojne pa pasur frike se ndonje X6 po i perfshin e i le shakull ne toke.