Nga Lutfi Dervishi
Burime të afërta me kreun e qeverisë shqiptare konfirmuan sot se së shpejti pritet një vizitë e papritur e kryeministrit Rama në Shqipëri!
Burimet nuk konfirmojnë një datë të saktë, kjo edhe për shkak të rritjes së tensionit mes Rusisë dhe Turqisë, por lanë të kuptohet se nëse nuk ka ndonjë krizë tjetër globale, me shumë gjasa vizita do të realizohet javën e parë të dhjetorit.
“Ajo që mund të thuhet me siguri është fakti se kryeministri nuk do të jetë i pranishëm në Tiranë, ditën e festës kombëtare dhe atë të çlirimit..- bëri të ditur transparenca.al
Pas kthimit nga Hong Kongu ku ekspozoi pikturat e bëra jashtë orarit zyrtar të punës, dhe një ndalese të shkurtër në Tiranë ku nisi aksionin shpjegues: të pastrojmë më tej Shqipërinë- zoti Rama hapi një ekspozitë tjetër mbresëlënëse në kryeqytetin turk Ankara…
Shkrimi i plote te syri.net