Home KRYESORE Shënime për librin “Kandidati” i Ben Blushi.

Shënime për librin “Kandidati” i Ben Blushi.

Nga Luan Kurti

Libri në fjalë është një pamflet politik, nje satirë therëse për sistemin zgjedhor në Shqipëri, që ka prodhuar deformim të votës dhe institucioneve, dhe jetës në përgjithësi. Një kandidat i vdekur për një popull të “vdekur”. Nekrologji pa të ardhme. Qytet fantazmë që e tashmja jetohet si e shkuar dhe nuk ka asnjë perceptim për të ardhmen. Skaner mjeshtëror i autorit, gjuhë lakonike plot situata humori të zi. Vetë tematika e përzgjedhur kushtëzonte stilin dhe gjyhën e përdorur. Një varjant i “Katër përralla nga Zullulandi” i Konicës, ku Plugu në rastin tonë (Simon Shuter), e mbyll guidën e vet populiste me fjalët “më kot u mundova të lërojë shkëmbin” ; ose (Kandidati ) që nxit basenasit të votojnë për kryetar bashkie një të vdekur: “shqiptarët ishin popull me fat… Ata kishin shpikur të parët ilaçin kundër mendimit… U shtriva në rërë dhe nuk mendova më për ta!”

Share: