Gazeta “Tema” shkruan sot se Shërbimi Informativ Shtetëror do të blejë 40 milionë lekë të vjetra, bileta për transport ajeror ndërkombëtar dhe siguracion shëndetësor. Ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë biletat do të blihen me prokurim të hapur, por pa identifikuar vendin ku do të udhëtojnë zyrtarët e SHISH. Sipas Temes, Â për blerjen e tyre do të përdoret Agjencia e Prokurimit Publik. Shërbimi Informativ Shtetëror është treguar i pakënaqur me fondin e dhënë prej 1.4 miliardë lekësh nga qeveria.