Kryetari i Aleancës Kuq e ZI, Kreshnik Spahiu i është bashkuar sot tregtarëve të “Tregut Çam” në protestën e tyre kunder taksave të larta që qeveria ka vendosur për biznesin e vogël dhe kontrolleve te shpeshta. Spahiu përpara Mediave theksoi se solidariozohet me gjithë tregtrarët e Tiranës, Tregut Çam, Medresesë, Durrësit dhe Elbasanit  e te gjithë Shqipërisë. Ai bëri me dije se se tregtarët duhet të mbyllin qepenat derisa të mos miratohet ligji që i merr frymën çdo tregtari.
“Sot nuk duhet lejuar që sistemi fiskal dhe taksat t’i marrin frymën çdo familjari. Këta tregtarë të cilët janë modeli i konkurrencës, i tregut të lirë, me çmimet më të lira në të gjithë Shqipërinë dhe nëqoftëse këta takosen, i lejohet atëherë që monopolet e ministrave dhe politikanëve të çdo krahu t’u marrin frymën dhe t’i detyrojnë këta tregtarë të mbyllin bizneset e tyre”…
– Theksoi kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu duke theksuar se këto biznese janë familjare dhe kanë të punësuar familjarët, fëmijët, vëllezërit dhe njerëzit e tjerë të familjes së tyre duke e quajtur te pabaze kërkesën e qeverise për kontrata pune ndaj familjareve.