Home KRYESORE Shpërthen Dasada Metaj ndaj Brizeides te tatimeve…

Shpërthen Dasada Metaj ndaj Brizeides te tatimeve…

Gazetarja Dasada Metaj, aktualisht kryeredaktore e emisionit Opinion ne Tv Klan nëpërmjet një statusi ne Facebook jep vlerësimin e saj aspak pozitiv për drejtoreshën e përgjithshme te Tatimeve Brizeida Shehaj. Vleresimi i saj pozitiv ndaj drejtoreshës Shehaj shkon vetëm për pamjen e saj dhe aspak i tille për emërimin dhe performancen e saj ne Tatime. Ne po e botojmë te plote opinionin e Metaj:

“Briseida nuk e ka fituar pozicionin me konkurs. Briseida eshte nje deshtim ne sektorin e tatimeve, ndoshta dhe per faj te atyre qe e katapultuan nga arka e nje banke. E megjithate perderisa ajo e pranoi ate post eshte pergjegjese per masakren ndaj biznesit te vogel dhe “qejfin” e te medhenjve te privilegjuar! Kete cdo gazetare edhe buze te palyera mund ta gjeje ne te gjithe raportet e nderkombetareve. Ndaj shkrimet per bukurine e saj jane nje nder i madh qe i kane bere. Dhe buzkuqin e kishte te bukur, ndersa pergjigjet si analfabete…. Se nuk kam kohe qe te merrem me pyetjet dhe me avokatet e saj me buzkuq!”

Share: