Urimeve per Shqiptarët dhe festen e 103-vjetorin e Pavarësisë i bashkohet edhe Google e cila ka zbukuruar logon e saj me flamurin shqiptar. Sigurisht edhe Redaksia e Revistes elektronike “Perqasje.Com” i gezohet kesaj feste kombetare dhe i urin te gjithe shqiptaret kudo jane.
Ne u bejme me dije se me aktivitete të shumta jane parashikuar sot dhe të përqendruara kryesisht në Vlorë dhe Tiranë, që e gjejnë klasën politike sërish të ndarë. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, zv.Kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, do të jenë në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit në Vlorë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë.
Pas kesaj feste te te gjithe shqiptareve do te kete organizime specifike edhe ne Kosove dhe troje te tjera shqiptare ne Maqedoni, Mal te Zi  por edhe Presheve dhe Diaspore. Per fat te keq edhe ne keto organizime ka ndasi politike midis shqiptaresh…