Gazetari i parë perëndimorë nga gjermania që u lejua të hynte në territorin e kontrolluar nga shteti Islamik rrëfen për Rusian Today se çfarë ndodh atje dhe si jetojnë xhihadistët. Një vit më parë ai qëndroi 10 ditë në mesin e tyre në qendër të kryeqytetit të kalifatit. Udhëtimi i gazetarit gjerman, Jurgen Todenhofer, ishte shumë i vështirë, i rrezikshëm, por edhe interesant për të mësuar mbi atë çka ndodh realisht me Shtetin Islamik. Todenhofer arriti të vizitojë edhe xhaminë, ku lideri i ISIS, Ebu Bekr el-Bagdadi, mban fjalimet e tij publike. Gazetari gjerman, pa realitetin e jetës së përditshme nën ISIS-in, me të gjitha dyqanet që në respekt të besimtarëve, mbyllen në mes të ditës.
“Ekziston një ndjenjë e tmerrshme në Mosul” – shprehet Todenhofer duke shtuar -Â “Njëqind e tridhjetë mijë të krishterë janë dëbuar nga qyteti, edhe myslimanët shiitë kanë ikur gjithashtu. Shumë njerëz janë vrarë, megjithatë qyteti ende funksionon dhe njerëzit aktualisht, e pëlqejnë stabilitetin që ka sjellë Shteti Islamik”.
Megjithatë ”“ thekson Todenhofer ”“ ndihet një atmosferë frike e terrori në mesin e banorëve dhe sigurisht, shumë prej tyre janë mjaft të frikësuar, sepse ndëshkimet për thyerjen e rregullave të Shtetit Islamik, janë tejet të rreptë”.
Sipas udhëheqjes së ISIS-it, thuhet ne  shqiptarja.com, vetëm 300 luftëtarë xhihadistë arritën që të pushtojnë Mosulin, ndonëse u përballën me më shumë se 20 mijë ushtarë të ushtrisë irakiane, që ishin pozicionuar në qytet kur sulmi filloi. Todenhofer bisedoi me disa luftëtarë të ISIS-it, që morën pjesë në operacion.
“Na u deshën rreth 4 ditë për të marrë Mosulin”, i tha gazetarit një luftëtar i ri.
“Pra, ju keni qenë vetëm 300 burra, dhe arritët të mundni 20 mijë ushtarë në vetëm 4 ditë?”, pyeti Todenhofer.
“Dëgjoni, ne nuk i sulmuam të gjithë në të njëjtën kohë. Përkundrazi, goditëm në fillim fort, linjën e parë të frontit, duke përdorur gjithashtu edhe sulmet vetëvrasëse. Pastaj të tjerët u larguan vetë shumë shpejt” , shpjegon xhihadisti “Ne luftojmë për Allahun, ndërsa ata luftojnë për para dhe gjëra të tjera. tek të cilat nuk besojnë vërtetë”.
Intervista  është bëre nervoze, kur gazetari preku temën e ekzekutimeve me prerje koke apo skllavërimin, veçanërisht të robëreshave femra.
“Seriozisht mendoni se prerja e kokave apo skllavërimi, përbëjnë progres për njerëzimin?”, pyeti gazetari gjerman.
“Skllavëria, absolutisht është përparim” , tha xhihadisti. “Vetëm njerëzit e paditur besojnë se nuk ka skllavëri në mesin e të krishterëve apo hebrenjve. Sigurisht që ka gra, që janë të detyruara të ushtrojnë prostitucion, në rrethanat nga më të këqijat”….