Home KRYESORE Studentët sot edhe dje, sipas meje…

Studentët sot edhe dje, sipas meje…

Nga Ornela Prifti

Arsimi është pika kyçe e zhvillimit te një vendi, një nder shtyllat kryesore te mbështetjes se një shteti. Here, here, shteti financon për arsimin e here jo . Me shume është investuar te arsimi i detyruar 9-vjeçar, për atë te mesëm e shume apo pak për arsimin e larte .  Gjithçka behet për arsimimin e brezave te rinj, për te sjelle një fryme te re, një ideologji tjetër. Çdo gjë behet për te sjelle një te ardhme me te mire . Ne te mire apo ne te keqe për arsimin janë përpjekur te investojnë për te sjelle teknologjinë, metodat e fundit, mënyrat me te reja për te mësim-dhënien .

Dikur para viteve 90″disa vuanin nga mungesa e ritmeve me te fundit, për një komunikim kulturor brenda dhe jashtë vendit. Studentet e atyre viteve vuanin nga mungesa e librave dhe nga mungesa e teksteve shkollore e ambienteve te tyre . Kishte dhe nga ata qe mundësia e studimit ishte e kufizuar apo me keq akoma e ndaluar rreptësisht pasi “nena parti ” nuk e lejonte këtë gjë .

Ndonëse edhe pse ishte e ndaluar, ata serish nuk largoheshin nga nga librat apo nga studimi, disa rrezikonin ashtu fshehurazi për te lexuar disa vargje qe sistemi i kohës i ndalonte ata e gjenin forcën pe te lexuar . Ne radhët e tyre gjejmë edhe nga ata qe rrezikonin jetën për te studiuar duke u arratisur nga vendi dhe marre me vete titulli i persekutuar apo kriminel i vendit.

Ndërsa sot arsimi, teknologjia, komunikimi, liria është me e madhe, me e lehte dhe munde-site janë me te shumta . Vendi ynë ka krijuar shume mundësi për arsimin, brenda dhe jashtë vendit. Por sot ku janë studentet?

Sot e çdo dite me shume shohim shkolla, universitete, biblioteka, libraritë te braktisura . Here- here duken si ato banesat e vjetruara apo te braktisura qe frekuentohen nga vizitoret e fundit te tij.  Ashtu edhe universiteti po shndërrohet, pak nga pak, si vendi frekuentues nga te fundit vizitore te rastit .Shume prej tyre shkojnë ne me mire universitete private sepse aty ka me lehtësira….

E sot nuk kemi studente me kohe te plote, po kemi student part-time qe ditën punojnë , natën jetojnë “jetën e natës” e me part- time studiojnë kur kane ca kohe te lire ose, kur vjen sezoni i provimeve. Këtu disa frekuentojnë shkollën neper Call Centre e disa neper banakë lokalesh duke përgatitur ndonjë gote apo pije, neper dyqane duke blere apo shitur, neper lokale, Caffe-bar etj .

Po natyrisht jo me libra po me çantat “Versage”, me i-phone5 apo dhe 6 jane te ulur aty te lokali përballe shkollës duke e shijuar nga jashtë atë e duke pritur X-5 ose X-6 qe te vije ti marri apo ti përcjelli vajzat qe dalin, apo hyjnë ne dyert e universitetit si kukulla plastike qe s’kanë lidhje me shkollën, por me diçka tjetër. Kështu pra, duket sikur shkolla është kthyer si passarele stilistesh te fotokopjuar, sajuar…  Aty ku vendin e lapsit e fletores e zë i-padi i -phoni apo rimeli, thonjte dhe xheli .

S’ka me libra, s’ka me fletore e çdo gjë mësohet nga shtëpia, apo nga bari apo lokali apo nga clubi i qendrës se Tiranes apo te një tjetër rrethi .  Ashtu veshur me mini apo me small apo ekstra small, ne maje te takave apo me buze lyer, ngjyer, me patenime, stukime, këto studentë dalin dhe hyjnë neper auditorët e universitetit për tu përgatitur për te nesërmen.

S’ka me libra,s’ka me fletore e çdo gjë mësohet nga shtëpia .  Ne jemi studentet modern qe bejme çdo gjë e s’bejme asgjë …

Share: