Home KRYESORE Sunitan, nje shtet i ri ne Lindjen e Mesme…?

Sunitan, nje shtet i ri ne Lindjen e Mesme…?

Propozimi i fundit i hedhur prej ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në OKB, John Bolton, ka shkaktuar jo pak polemika. Diplomati veteran kerkon të shikojë përtej shkatërrimit të Shtetit Islamik, atë që vjen më pas. Ta mundim, por të mos i kthehemi më kufijve të vjetër mes Sirisë e Irakut, arsyeton ai; më mirë të ndërtojmë një shtet të ri sunit në zonën që mban sot ISIS-i në kontroll dhe ato rajone të cilat “kalifati” po përpiqet t`i pushtojë.
Kjo Ide e ish zëvendës sekretarit të shtetit në administratën e Xhorxh W. Bushit, edhe pse e pazbatueshme, ka nxjerrë në pah një prej pikave të dobëta të perëndimit: mungesën e vizionit lidhur me atë çfarë do të ndodhë pas shkatërrimit të ISIS-it. Ndërkombëtarët janë të fokusuar tek lufta kundër grupit terrorist dhe nuk e kanë shtruar ndonjëherë në diskutim që zhdukja e tij, nuk do t`i fshinte aspak konfliktet e vjetra ”“ pasojë e marrëveshjes Sykes-Picot, pakti mes dy fuqive koloniale, Britanisë dhe Francës që solli në 1916-tën përvijimin artificial të kufijve irakiane.

Por, edhe rrezimi i regjimit te Sadam Hyseinit pa menduar si duhet per me pas tregon tregon paqartesi. Kjo shihet si nxitje edhe e ISIS ne ate territor. Mjaft ekspertë besojnë se realiteti aktual i Lindjes së Mesme kërkon ndërhyrje rrënjësore për zgjidhjen e problemeve të kalcifikuara në kohë, e megjithatë, një inciativë politike të përmasave të tilla, nuk e ka përsipër askush.

“Ja e shkatërruam dhe ISIS’in , po pastaj ç’do bëjmë? Do ia kthejmë Sirinë e çliruar atij Assadit që nuk po heqim dot qafe”, pyet Bolton ndërsa vazhdon – tokat e Irakut do t’i dorëzohen regjimit filo-iranian në Bagdad.”

Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara kujton se lindja e ISIS-it ka ndryshuar tashmë situatën me krijimin e premisave për një shtet të pavarur kurd në veri të Irakut, mobilizimin e sunitëve kundër regjimit të alavitit Assad në perëndim dhe një lëvizjeje shiite në lindje. Për këtë arsye, Bolton del me propozimin e krijimit të një shteti sunit, apo Sunnistan siç e quan ai, i cili gjeografikisht të jetë një variant i zgjeruar i Shtetit Islamik në terren e të mbulojë pjesë të mëdha territori të Sirisë dhe disa rajone perëndimore të Irakut

Share: