Home KRYESORE Takim nderfetar midis muslimaneve dhe ortodokseve!

Takim nderfetar midis muslimaneve dhe ortodokseve!

Ditën e enjte, më 19 nëntor 2015 është zhvilluar një takim miqësor midis përfaqësuesve te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtuesve të Departamentit të Shkencave Islame pranë Universitetit Bedër dhe drejtuesve të Akademisë Teologjike Ortodokse, takim ky, për të promovuar dialogun ndërfetar, nëpërmjet hapave konkret të njohjes dhe prezantimit të stafit pedagogjik të të dyja palëve.

Në vizitën e zhvilluar në Akademinë Teologjike Ortodokse, merrnin pjesë Dr. Genti Kruja, Drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Dr. Atakan Derelioglu, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, z. Adil Kutlu, zv/përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe z. Hysni Skura, sekretar i Qendrës për Studime Islame në Universitetin Bedër.

Në këtë takim ata janë pritur nga Dekani i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Hirësi Nikolla, si dhe nga z. Vlash Plepi dhe z. Thoma Shkira, anëtarë të stafit pedagogjik të Akademisë.

Gjatë takimit dhe bisedimeve në një nga ambientet e Akademisë Teologjike, të dyja palët kanë prezantuar programin mësimorë, që zhvillohet në departamentet përkatëse, mësimet dhe leksionet që japin, duke u njohur kështu më mirë në aspektin arsimor dhe atë të literaturës të teologjisë Islame dhe asaj Ortodokse. Palët biseduan gjithashtu edhe mbi tema të ndryshme të bashkëpunimit në kuadër të dialogut ndërfetar midis institucioneve, sidomos në fushën akademike.

Share: