Home KRYESORE Te denojme terrorizmin, por jo racat, jo besimin, jo kulturën…

Te denojme terrorizmin, por jo racat, jo besimin, jo kulturën…

Nga Koco Danaj

Une e urrej ISIS dhe krimet e tij makabre. Por nuk jam as racist fetar e as etnik. Tani qe po shkruaj kete shenim kam ne mendje tre nga figurat me te shquara te islamizmit qe me veprat e tyre ndricuan gjithe Europen. Kush jane?

I pari është Al-Farabi. Lindi ne vitin 920 ne Turkestan dhe vdiq ne 950 ne Damask. Eshte i pari qe ringjalli filozofine e lashte helene, Aristotelin e Platonin

I dyti është Avicena (Ibn-Sina).Lindi ne Bukhara dhe vdiq ne Hamadan ne vitet 980-1037.

I treti është Averroes ose Ibn Rroshdi. Lindi ne Kordova te Spanjes dhe vdiq ne Marakesh te Marokut ne vitet 1126-1198.

Jane tre mendje te ndritura arabe qe me veprat e tyre ndihmuan Rilindjen Europiane te përballonte inkuizicionin mesjetar. Midis te tjerash, Averroes pasi vizitoi Parisin ne kohen e tij, u shpreh: Ky është një qytet magjik. Prandaj dhe Franca e nderoi mendje-ndriturin arab. Liceu i pare i musliman i hapur ne Lile te Frances mori emrin e tij. Xhamia e madhe ne Monpelie te Frances mban emrin e tij. Salla e madhe e fakultetit te mjekesise ne Angers mban emrin e tij. Intelektuali i shquar francez Zhak Atali i kushtoi atij romani biografik: La confrerie des Eveilles.

Pse i përmenda cka thashe me lart? Per nje arsye te thjeshte: Te denojme terrorizmin, por jo racat, jo besimin, jo kulturën. Ne epoka te ndryshme historike te gjithe kemi marre nga njeri tjetri qe nga Konfuci (Kong-fu-tieni) i Kines, qe nga Talesi i Miletit deri me sot tek Krugman apo Aron e Habermas.

Share: