Home KRYESORE Te festosh për Erdogan kërkon me pak Evrope dhe demokraci…

Te festosh për Erdogan kërkon me pak Evrope dhe demokraci…

Politologu Afrim Krasniqi analizon fitoren e partisë se Erdogan dhe rolin qe ka Turqia tek Shqiptaret. Si gjithmone pena e Krasniqit godet me legance por haptazi zgjedhjet e gabuara politike. Kur i referohet festimeve qe jane kryer ne Prizren apo Tetove për ngjarje të tilla – sipas Krasniqit – a-historike – u japin kështu forcë dhe mundësi liderëve të tyre lokale të jenë më pak demokratë dhe më shumë oligarkë dhe arrogantë me qytetarët e tyre.

Politotogu Krasniqi pasqyron mungesën e demokracisë funksionale ne Turqi bere e mundur ne saje te rolit autokrat te presidentit Erdogan ai thotë se risku i këtij modeli aspak pozitiv edhe pse mund te ketë disa arritje ekonomike dhe mbështeteshit e atij modeli ne këto treva , ështe ftesë për më pak demokraci, më pak Evropë, më pak progres dhe më pak shtet të së drejtës…

“Festat folklorike për fitoren e një modeli të gabuar, janë ushqim e alibi për krijimin e modeleve të gabuara edhe brenda nesh, janë pengesë për një model të ri demokracie, janë investim për të kundërtën e interesit tonë madhor shtetëror e kombëtar: integrimit të merituar në familjen evropiane. Alibitë e përkatësisë fetare, e miteve të forcës, e nevojës për një big brother oriental, etj, janë alibi për devijim nga kursi dhe interesi jetik nacional shqiptar, janë alibi për më pak demokraci dhe më shumë sundim, janë devijim nga aspirata dhe axhenda shqiptare, janë e mbeten ftesë për të mbetur aty ku rivalët tanë kritikë kanë dashur dhe duan të na shohin.”  - Shkruan Krasniqi ne gazetën Shekulli ku mund ta lexoni te plote shkrimin e tij analitik.

Share: