Home KRYESORE Të gjithë te publikojnë fondet si ndërtimi…?

Të gjithë te publikojnë fondet si ndërtimi…?

Nga Artur Nura

Duke vazhduar analizën e mëparshëm te shkrimit “A jemi një demokraci, teokraci, autokraci, apo cfare jeni ne te vërtete? sot dëshiroj te them se demokracia e një shoqërie duhet te nise nga transparenca e saj ndaj fondeve publike, dmth parave te taksave qe paguajnë qytetaret e saj. Ne fakt, se fundi Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë me dije se do beje transparencë të plotë të skemës së financimit të partisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, dhe u bë publik nga sekretari i përgjithshëm, Luan Rama, por deri tani nuk kemi akoma asgjë ne vëmendje te publikut.

Ky lajm nuk pati jehonën e duhur dhe sigurisht për disa arsye, por me qendrorja duhet te jete fakti sepse shumica nuk beson ne ky premtim do behet realitet! Ky zhvillim erdhi direkt pasi një organizatë jo qeveritare (Albanian Istitute of Science, AIS) kish hedhur në Gjyq tre parti politike PS, PD, LSI. Organizata kish kërkuar nga Partitë informacion zyrtar për financimin e tyre në fushatën elektorale 2015 dhe ato nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese te ligjshme. Vetëm nëse mund te quhet përgjigje ky akt deri tani formal i LSI…

Përtej kësaj duhet thëne se kjo ishte hera e parë që tre Parti Politike janë palë e paditur në një proces gjyqësor, i cili ne fakt rezultoi ne vendim negativ nga gjykata ndaj kërkesës se organizatës AIS dhe, për fat te keq ne Media pak u fol për këtë zhvillim si edhe pas iniciativës te LSI, ku armata e madhe e gazetareve dhe Medias nuk beri gjë tjetër veçse transmetoi lajmin e përgatitur nga vete LSI…

Dyshueshmerine e tyre, pak ose aspak prej analisteve te shumte e konvertuan këtë zhvillim surprize politike ne artikuj ose analiza presioni pozitiv qe kjo gjë te ndodhe vërtete. Padyshim qe nevojitej qe skepticizmi mbi këtë zhvillim qe duhet te ishte i kryer me kohe nga te gjitha partitë politike si ligjërisht ashtu edhe moralisht duhej te pasohej parimisht nga artikuj dhe debate ne studiot televizive! Por, për fat keq jo qe nuk po bëhen këto artikuj apo debate televizive, por për me tepër po harrohet fare ky zhvillim qe duhet te ishte domosdoshmëri per te gjithë dhe ne radhe te pare vete politiken.

Transparenca e fondeve te shoqerise civile për konferencat e tyre pa fund…

financimi i partive politikeNuk mund te lihet pa thëne se kjo gjë ndodh ditën për diell, ndërsa zhvillohen pa fund konferenca mbi Median, lirinë, dhe profesionalizmin e gazetareve tanë dhe gazetarisë shqiptare. Konferenca këto, te sponsorizuara me shuma te majme nga donatore te huaj dhe qeveria, por ne to, nuk flitet aspak për shifrat e parave te cilat ne te gjitha rastet janë para publike, dmth te taksave te shqiptareve, apo atyre evropiane dhe amerikane.

Askush nga këta organizatore ndërsa te ofron ne këto konferenca gjithmonë publikime broshurash cilësore qe kane kushtuar jo pak para taksapaguesish, te ofrojnë teori, ekspertize pa fund mbi politiken, lirinë, demokracinë, profesionalizmin ne Media, pa qene transparente ne te gjithë aktivitetin e tyre nga pikëpamja financiare për milionat qe shpenzojnë prej vitesh.

Sigurisht aktoret kryesore te këtyre mekanizmave janë prej 20 vitesh te njëjtët dhe pak vete, ashtu si ne politike edhe Media dhe qe nuk çahen kurrsesi me te tjerë te se njejtes fushe, por vetëm ndaj atyre pak vetëve qe drejtojnë partitë e mëdha politike…

Dekriminalizimi dhe fshehja e problemeve me ligjin nga ana e këtyre personave është po aq e pamoralshme sa fshehja e financimeve te tyre…

Nga ana tjetër duhet thëne kur debatohet pa fund për dekrimininalizmin e politikes i cili duhej nisur nga ky parim themelor i shkelur me te dyja kembet nga vete ata qe nuk pushojnë duke folur gjithë ditën për te pastruar politiken nga njerëzit me probleme ligjore! Ne fakt, fshehja e problemeve me ligjin nga ana e këtyre personave është po aq e pamoralshme sa fshehja e financimeve te partive politike nga ana e këtyre politikaneve qe po kryejnë ligjërisht dekriminalizimin e politikes.

Pyetja qe shtrohet ne një rast te tille është: a nuk ka ardhur dita qe te gjitha institucionet qe organizojnë konferenca pa fund te publikojnë bashke me raportet e tyre te eksperteve te fushave perkatese, bashkëngjitur edhe buxhetet e realizuar me paratë e taksapaguesve? Ashtu siç u kërkohet ndërtuesve te publikojnë çdo zë pastrimi-i-paravepunimfinanciar ne një tabele te madhe, tu kerkojme edhe këtyre lektoreve te demokracisë te bejne te njejten gjë?  Nese ndodh kjo, sigurisht qe do ishte një fillim i mbare per dekriminalizimin e te gjithë shoqerise duke nisur nga ata lart…

Ka ardhur dita qe si ndërtimi, edhe politika, administrata shtetërore, shoqëria civile dhe organizatat e huaja, por edhe Media te pasqyrojnë tabelat financiare publikisht te cilat shkojnë ne miliona çdo vit! Përndryshe asnjë zhvillim do te mund te na bënte me te mire seç kemi qene ne këto 25 vite. Shembulli ose premtimi i LSI duhet te ndiqet edhe nga te tjerët dhe çdo njeri prej institucioneve me interes publik. sigurisht ky proces duhet te jete transparent me publikun dhe vetëm atë…

Share: