Nga Ndricim Mehmeti
Ende vazhdon te jete pa zgjidhje çeshtja e librave shqip per nxenesit ne Luginen e Presheves. Tirana zyrtare, as qe nuk ndihet per kete problem! Ministria e Arsimit po ashtu, parlamenti ben sikur interesohet me nje vizite-shetitje, nderkaq nxenesit vijojne te mbeten pa mesim!
Ndersa premtohet nje Samit i madh i diaspores prej kryeministrit, tryeza te rumbullakta, katrore e vezake te MAS-it per implementimin e marreveshjeve me Kosoven, per mesimin ne diaspore te femijeve shqiptare, pak kilometra larg Prishtines e Tiranes, femijet e shqiptareve ne Luginen e Presheves ndihen te braktisur prej Prishtines dhe Tiranes.
Deri kur do te vazhdoje kjo heshtje zoterinj qeveritare? Kryeni detyrimet kushtetuese, juve qe kaq shume e doni kushtetuten, kur doni te shpetoni veten tuaj…