Home KRYESORE Jahjaga takon Biden ne Zagreb!

Jahjaga takon Biden ne Zagreb!

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Zagreb me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Joe Biden. Presidentja Jahjaga dhe Zëvendëspresidenti Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik. Presidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës. Kjo ndodh, ndërsa Prishtina do prese më 2 dhjetor ndalesa e John Kerryt dhe këtë radhe sekretari i departamentit te shtetit USA nuk vjen ne Tirane!

Share: