Home KRYESORE “Revoltë në redaksinë e Rai 3”, gazetari: Dolën informacione sekrete…

“Revoltë në redaksinë e Rai 3”, gazetari: Dolën informacione sekrete…

Gazetari Taulant Koplikaj i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, është shprehur se ka pasur një revoltë të gazetarëve brenda redaksisë të “Rai 3”.

Teksa ka komentuar dhe pjesën e parë të dokumentarit të Rai 3, ai shtoi se pjesa e dytë nuk u dha për shkak se rodhën informacione sekrete, gjë e cila ka shkaktuar dhe debate brenda “Rai 3”.

“Debati ka kaluar në një nivel tjetër dhe ne po harrojmë shkakun e këtij debati që është dokumentari në vetvete. Nuk jam dakord fare me faktin që iu bë marketing Ramës nga Meloni. Ky marketing në tentativë, vjen pas një dokumentari që ka ngjallur polemika si në Shqipëri dhe në Itali. Sot pas një jave, ku kemi ngecur me këtë debat? Për herë të parë media e huaj, citon Shqipërinë si një lloj narko-shteti. Për herë të parë bëhet një kamera e fshehtë një ish-gjenerali në Itali që citon një emër mjaft të rëndësishëm pranë kryeministrit. Kemi deklaratat e prokurorit të antimafias Nikola Grateli, mjaft të forta në adresë të narko-sit shqiptar dhe të lidhjeve të forta të tyre me pushtetin në Shqipëri. Lobimi nuk pati aq sukses sa duhej. Ka pasur rrjedhje informacioni që mbrëmë, brenda Rai 3, ka pasur pakënaqësi nga një grup gazetarësh brenda stafit”-tha ai./Euro News. al

Share: