Home KRYESORE Thanë për masakrën e Parisit….

Thanë për masakrën e Parisit….

Ethem Ruka

Prej shume oresh jam mberthyer para televizorit duke ndjekur kanalet televiziv te Frances. Goditja per here te dyte e Parizit, eshte goditje ndaj lirise se gjithesecilit kudo qe ndodhet. Parizi dhe parizianet ne gjendje shtetrrethimi. Gabohen terroristet se mund te mundin vlerat e demokracise. Ky akt i paster terrorist ndaj qytetareve te thjeshte duke pare koncert, duke ngrene apo duke ndjekur sportin eshte akti me burracak qe mund te bejne nje grup njerezish te indoktrinuar dhe te shnderruar ne nje bombe vetvrasese. Ky akt eshte nje apel per ndergjegjen e cdo qytetari te lire, per te perbuzur dhe luftuar deri ne fund ndaj kesaj filozofie antinjerezore. Franca dhe gjithe Europa eshte plagosur e pergjakur, por shume shpejte ajo do te ringrihet. Lirine dhe vlerat europiane nuk ka asnje force qe mund ti mposht.

Ilir Kulla

3 nete me pare me telefonuan nga Beiruti e me thane shtyje udhetimin per ne Beirut disa dite se ka patur disa sulme terroriste me dhjetra te vrare nga kamikaze. Hap televizionin dhe agjencite e lajmeve dhe nuk gjej asgje asnje lajm. Me ne fund dy tre agjenci te botes arabe dhe Lindjes se Mesme japin lajmin. Mbreme ndodhi masakra e Parisit po me te njejten menyre si ajo e para 3 neteve te Bejrutit, por ka bere xhiron e gjithe botes. Ngushellime familjeve te gjithe viktimave por nese Perendimi vazhdon te mbylle syte para asaj qe ndodh cdo dite ne Lindjen e Mesme nje dite dhe jo larg ate faren e luftes do ta kemi cdo dite ne Europe. ”ª#”ŽCondoliances”¬ Beirut@Paris November 2015#

Tedi Blushi

Nese nuk jemi te afte te protestojme ndaj padrejtesive te pakten te protestojme kunder terrorit! Te protestojme per nderprerjen mizore te jeteve te pafajshme! Sulmet ne Paris vrane mbreme lirine e te drejten tone per te jetuar! Te ndezim nje qiri e te vendosim nje trendafil ne nder te francezeve qe humben jeten mizorisht! Ata ishin njerez si ne! Ata donin te jetonin! Ne e duam jeten njesoj sic e donte nje francez i lire i cili nga mbreme nuk jeton me!r e pergjakur, por shume shpejte ajo do te ringrihet. Lirine dhe vlerat europiane nuk ka asnje force qe mund ti mposht.

Selim Belortaja

Që të jemi të qartë: u godit Franca, jo pse ishte “më e dobët”, por sepse ..atje donte Terrorizmi! Terrorizmi s’e ka problem ta ..lëvizë shenjestrën. Ngushëllime viktimave e familjeve franceze! Por në vend që të rrimë duke qarë Francën, në vend që të shtyhemi fryhemi si “personalitete botërore” kush e kush të gjej fjalët më të dhëmshura e simpatinë më të ndjerë (jemi mjeshtra për këtë), a s’bëjmë më mirë të atë diçkanë tjetër? që e kemi në dorë?: të gjejmë e shpërbëjmë rrezikun terrorist këtu mes nesh, me rrugëve, lagjeve e pranë familjeve tona. Lajmet që dëgjojmë s’flasin mirë. A e dimë ne se ..ç’forca kemi e ç’kundërmasa? A kemi së paku një ..inventar?!

Miranda Rira

Denojme me force sulmet terroriste ndaj njerezve te pafajshem! Goditja e Parisit te lirise, Parisit te revolucioneve , zemres se kontinentit te vjeter, tregon se te gjithe jemi te kercenuar, se vlerat perendimore dhe universale jane krisur, se politika nderkombetare duhet te beje me shume per te zhdukur kete kercenim te madh te shekullit XXI. Ngushellime familjareve! Je suis Paris!

Ylli Permeti

Hellande dhe Sarkozi, dhimbjes i pergjigjet me lufte, e cila nuk do te zhvillohet ne France…shkurt, nuk eshte dhe aq i pafajshem kundrejt dhimbjes se shkaktuar nga terroristet populli europian. Per mos te thene qe eshte bashkefajtor me fajtoret kryesore: elitat kapitaliste. Madje edhe ne qe i denoncojme shkaktaret e dhimbjes se luftes…pavaresisht kostos, jemi bashkefajtore: sepse shpesh themi, mos ndoshta kam ber pak. Mos ndoshta mund te beja me shume dhe cfare dhe si. Si te tille, plumbi, heret a vone, do te na vije: sepse ne s’kemi roje, ndersa elitat kapitaliste jane gardhuar me parate tona…

Kreshnik Osmani

Fitoi Huntingtoni fatkeqsisht. Pertej te gjitha analizave, lufta ndermjet qyteterimeve tashme ka nis. Te jesh i bardhe dhe i gjate ne Lindjen e Mesme mjafton per ta patur jeten ne rrezik. Te jesh esmer ne Europe do te mjaftoje, shpejt, per tu quajtur armik!

Dritan Hila

Diten qe ky terror qe sot pa Parisi, do te mberrije edhe ne deren tone, mos u habisni. Do jene bijte e mjerimit, injorances dhe spektatoret e makuterise se pushtetit te majte e te djathte. Do jene produkt i makuterise se Berishes dhe hajduterise pa skrupuj te Rames, te politikes pa parime. Ngushellime Frances, por tashme terroristet kane lindur dhe jane rritur edhe mes nesh. Çeshtje kohe sa te shfaqen.

Entela Bineri

Franca nuk eshte e pafajshme, perkundrazi, ndonese mes te ikurve te djeshem ka pasur shume te pafajshem… Por, le ta kursejme mallengjimin per Parisin, ne menyre kaq solidare… teksa nuk na ndodhet per Sirine, Palestinen, Irakun, vendet e Afrikes, edhe per kombin tone, madje… Gjaku ka nje ngjyre, ashtu si cdo jete duhet te kete te njejten vlere!!!

Merita Ndreko

Nuk ka lidhje me fene kjo lufte absurde. Milionieret e miliarderet sakrifikojne njerezit e paditur e te varfer duke nxitur e financuar obskurantizmin fhe terrin e mendjeve… Ata qe numerojne miliardat mbrohen ne bunkere… paguajne te varferit, te pashpreset, te shtypurit. Eshte koha per riformatim te marredhenieve shoqerore, rishperndarjes se pasurive, vendosjes se barazise reale. Qofte e shpejte dhe pa dhimbje!

Kreshnik Collaku

Objektivi i vertete i terrorizmit dhe e atyre qe e kane ideuar frymezuar e mbeshtetur nuk jane viktimat. Objektivi i vertete jemi ne te gjithe,jane qytetaret e evropes e botes.,eshte besimi yne ne vlerat e lirise,te besimi ne sistemet demokratike te qeverisjes,te besimi i lire dhe i paster ne Zot. Nese ne ndryshojme,nese Evropa ndryshon,nese nga frika fillojme urrejme,nese nga urrejtja ndryshojme e dyshojme ne vlerat tona te lirise,ne pastertine e besimit,ne sistemet demokratike qeverisese…atehere terroristet dhe mentoret e tyre kane fituar.
Ne jemi te gjithe ne nje lufte..ne luften me veten,ne luften per te besuar ne vlerat e Lirise Demokracise !!!

Share: