Home KRYESORE Thane për ngjarjet ne Kosove!

Thane për ngjarjet ne Kosove!

Mesila Doda: Lajme tronditëse nga Kosova. Pas Donika Bujupit arrestohet edhe Albin Kurti. Nëse ka diçka që nuk e zgjidh këte situate, eshtë përdorimi I forces apo akteve të tilla me qëllime dhe prapavijë politike. Arrestimi I Albin Kurtit, me 28 Nëntor I shërben veç atyre që duan trazira në Kosovë dhe perkeqësim të situates politike. Në këto kushte e vetmja levizje mbetet në dorë te Presidentes e cila duhet të therrasë tryezën e partive dhe të kerkojë përgjegjshmërinë e aktorve dhe faktorve politikë.

Alma Lama: Skenari i trazirave ne Kosove nuk ka qene kurre me afer. Ata qe duan trazira, e sfidojne shtetin e brishte te Kosoves; ata qe sfidojne shtetin, nuk e duan ate. Prape po them: pse lejohet futja e gazit lotsjelles ne Kuvend?
Loje e komplikuar me Gjykaten Speciale ne prapavije, sic tha ambasadorja gjermane…

Sadiela Olloni: Arrestimi i Albin Kurtit ne dite feste kombetare.Pse TIRANA ZYRTARE hesht dhe ka heshtur per zhvillimet ne Kosove ?

Ismet Kryeziu: Rrethimi i selisë së VV-së dhe tentimi për të arrestuar Albin Kurtin në këto momente nuk e garanton sundimin e ligjit.  Ajo çka garanton ky veprim ështÄ“ se instrumentet shtetërore po përdoren në shërbim të pushtetit. Shteti nuk duhet të përdoret për të garantuar pushtetin. Urime Dita e Flamurit.

Me Albin Kurtin dhe me të burgosur politik nuk do të bëhemi shtet më funksional, me ligjor dhe as më i dinjitetshëm.  Shumë vrasës politik e ekonomik, të korruptuar e kriminel sot shëtisin lirshëm dhe bëjnë madje biznes e politikë vendimmarrëse në Kosovë. Po të kishim vërtet shtet të përkushtuar dhe ti arrestonte të gjithë këta, shteti ynë kaherë do të ishte funksional, do të siguronte sundim të ligjit, dinjitet e mirëqenie për qytetarët.  Albin Kurti në asnjëren prej këtyre kategorive nuk bën pjesë, pavarsisht ideologjise se tij politike me te cilen nuk pajtohem. Albin Kurti nuk është kriminel dhe nuk është rreziku i shtetit të Kosovës, për një ndërmarrje të tillë shtetërore si kjo sot.

Fadil Maloku: Demonstrimi i forcës policore (përmes arrestimeve!) mu nÄ“ ditën e festës… dëshmon se; ZGJIDHJE PAQËSORE S’PASKA! Kjo është keq… shumë keq, për Kosovën! Qeveria, me këto akte, veç po dëshmon ligështi! Shteti policor me brina s’është!

arrestimi i albin KurtitHaki Morina: Perpjekja e policise per ta arrestuar pikerisht sot Albin Kurtin, eshte veprim joprofesional i Policise se Kosoves!

Rezart Palluqi: Hashim Thaci, ky satrap primitiv, sot e gjeti te arrestoje Albin Kurtin? Sot, ne festen e pavaresise? Moment me tragjik dhe te papershtatshem, nuk ka!! Sot, mund ta festoje pavaresine, vetem Shqiperia! Prishtina, Jo! Sado i drejte te kete qene arrestimi, dita qe zgjodhi Hashim Thaci, eshte mjaft e gabuar. Nje sulm dinak, qe te ben te kujtosh kalin e Trojes!! Hashim Thaci, e tregoi fytyren e tij prej Diktatori, qysh javen qe kaloi, kur tha: Opozita duhet te kerkoje te falur! Po, pse more…? Cfare eshte opozita? Femije kopeshti?

Blerim Muriqi: Albin Kurti gaboi. Ai sot sfidoi shtetin ashtu si nuk duhej te ndodhte. Sot ishim ne proteste dhe kishim nje kauze, ai nuk duhej ta keqperdorte ate. Marreveshjet jane kauza jone, jo liderizmi i askujt. Sot shteti u sfidua dhe ai veproi. Me kete po ia humbin shkelqimin kundershtise se marreveshjeve. Sot ishim per kauzen.

Emir Aliu: Arrestimi i Albin Kurtit, eshte nje deshmi e te gjitha levizjeve, fitoreve te rreme shqiptare. … jo qe pengohet bashkimi kosoves me shqiperine, por po mbrohet shtetesia paterice te agresoreve, te okupatoreve serb te ndihmuar nga tradhetaret tane sot e 103 vjet. … se si do zhvillohen ngjarjet kete do shohim, por inferioriteti i udhëheqësve tona baraz me tradheti kombetare. vetem nje popull aq i marre krenohet me tradhtite, tragjedite e veta.

Ylli Dylgjeri: Arrestimi pas manifestimit i Albin Kurtit dhe  i mbi 90 aktivisteve të VV në zyrat e partisë, tregon se në KOSOVË po rivendoset regjimi policor. TURP!

Besjan Pesha: Arrestimi i Albin Kurtit ne 28 nentor eshte sfide ndaj gjithe qytetareve te Kosoves. Gjithsesi mendoj se tashme jane shume vone. Me sa i njoh dhe i kam ndjekur ne VeteVendosje jane bere te gjithe Albina. Ky eshte fillimi i fundit!

Ilir Kulla: Medemek qeveria e Kosoves ate qe s ka kellqe ta beje ne veri te Kosoves po mundohet ta beje me VV dhe Albin Kurtin. Turp sot eshte 28 nentor

Kolec Trabioni: SIMPTOMA FASHISTE NE KOSOVE

Vetem me fashizem pushtohet e bastisen selite e partive opozitare me polici dhe arreston gjithe çfare gjen neper zyra. Pame skena te shemtuara dritheruese. Shqiptaret arrestojne shqiptaret dhe i lene te lire kriminelet serbe. Dhe kjo me 28 nentor 2015. Ku po e çojne Kosoven keta maskarenj qe nuk dine te qeverisin? Keta maskarenj qe pasi e cliroi Amerika duan ta shesin tek Serbia. Hashim Thaçi,ky megalloman injorant, po e kthen veten ne diktator dhe per mua eshte i urrejtshem. Nje njeri gjysmak e mjeran ne kulture kurre nuk di çfare eshte demokracia, te vetmin mjet qe njeh eshte dhuna.Keshtu sic e arrestojne Albin Kurtin sot e kemi pare ta arrestoje Serbia e Millosheviqit atij te cilit i falej dikur Isa Mustafa si nenpunes i bindur e pagoje, si mercenar. Keta mjerane nuk e kuptojne se Albin Kurti me djemte qe e rrethojne jane e ardhmja e koha e sahanlepiresve te Beogradit eshte e perenduar.

O Zot, shpetoje Kosoven nga te marret!

zyrat e vetevendosjes1Besa Aliu:  LAJM I FUNDIT : Policia e Shtetit arrestoi Krye komunistin Albin Kurtović dhe zagaret e tij. Ju lumt Policia aferin ju qoft, shteti nuk ngutet punon ngadal por efikas.

Sa gjunah për opozitën deshtuse komuniste, u dëshpëruan goxha keq dhe u dorzuan shpejtë. Paralajmërimet e opozites për një javë rresht ishin se më 28 Nëntor do jetë një Protest madhështore ku do të marrin pjesë 200.000 qytetar, ndërsa pikërisht sot në diten e protestës nuk i dolën as 1000 qytetar, Ramushi & Fatmiri e kuptuan heret siç thuhet në Popull e pan sa është bërë ora u larguan nga protesta dëahtuese dhe ja kthyen shpindën Albinit dhe VV-së.

Kjo është një shenj e mirë pasi qe ramush e fatmiri fillun ta kuptojn se janë bërë të pa durushëm e të neveritshëm për qytetarët andaj u spostuan nga protesta e dështuar. Këta të shkret menduan se vullneti tyre është vullneti Popullit por gabuan rëndë sepse pësuan debaklin e madh të radhës.

Bledar Kuka: Bashkimi I Shqipërisë me Kosovën do vijë, mbetet të përcaktohet vetëm se kur do të ndodhë! Gëzuar festën e Flamurit!

Flamur Vezaj: Filloi diktatura ne Kosove 😕 shoqerohen me pranga te gjithe aktivistet e levizjes politike qe gjenden ne ndertese…
Nuk i imagjinoj pasojat nese ky “operacion” policor nderhynte ne selin e PD-se ne Tirane.

Share: