Home KRYESORE Thane sot për Shëndetësinë…!

Thane sot për Shëndetësinë…!

Albana Vokshi : Sot ne oren 10, degjese me Ministrin Beqaj per shkurtimet ne sistemin spitalor. Po ashtu do diskutojme per buxhetin e shendetesise.

Tritan Shehu: Shkurtime Masive ne Shendetesi! Sot Ministri i shendetesise Z.Beqaj e konfirmoi ne Komisionin Parlamentar ate qe une e kam ngritur prej javesh, shkurtimin e numrit te personelit shëndetësor spitalor e uljen e numrit te shtretërve ne mbare vendin. E perseris, eshte nje politike thellesisht e gabuar, jo thjesht per elemetetet sociale te saj.  Eshte e gabuar e demtuese per vete sistemin tone spitalor, qe ne terresi ka numrin e shtreterve e te personelit ndjeshem nen normat europiane. Sistemi i yne spitalor ne vend te shkurtimeve ka nevoje per rishperndarje klinike te shtreterve, hapje te sherbimeve te reja mjekuese, thellim te specialiteteve ekzistuese e ofrim ne kete menyre te shebimeve te reja e me te kualifikuara qytetareve. Kjo ne fakt do kerkoje jo shkurtim, por shtim te numrit te shtreterve ne nivel vendi, rritje te personelit, rikualifikim e kualifikim te tij. Shkurtimet e tilla jane metoda arbitrare, anti shkencore, demtojne zhvillimin e bijen ndesh me interesate sitemit e te semureve.

Petrit Vargu: Reforma në shëndetësi po hyn në një fazë shumë interesante. Së shpejti, të gjithë pacientët, nuk do të kenë më pizhama por do te pajisen me robdishan. Meqënëse po flasim për uniformat, dje mjeku P.Ç ( i cili është edhe friends në FB me mua) bleu një përparëse të bardhë në dyqanet pranë spitalit tonë. Në përparëse ishte stampa e Q.S.U.T.  Ky status po shkruhet në një kohë kur të gjithë mjekët e Q.S.U.T  kanë mbi 15 vjet që s’marrin përparëse të bardha nga shteti, por vetëm nga firmat farmaceutike që evidentojnë sponsorizimin e tyre në vendin më të dukshëm të përparëses. Kaosi vazhdon…

Nuk kam degjuar maskarallek me te madh se ky!Nuk ka pafytyresi me te madhe!Nuk ka deklarate me te papergjegjshme sesa thenia e sotme ne komisionin parlamentar te shendetesise :”Parate qe do mblidhen nga rrogat e te pushuarve nga puna ne sektorin e shendetesise,do te investohen ne kardiologji”.Tani qe po e shkruaj kete me dridhen duart nga urrejtja.E thene kjo nga njeriu qe po shperdoron miliardat me koncensionet…..Ju lutem miq mos e denoni,meshirojeni kete njeri…!

Diamant Kuka: Nuk duam as uje, as drita, as ulje taksash, as ulje te çmimit te naftës, as ilaçe ne spitale, le te dërgohen ne shpi tere pacientet qe janë te hospitalizuar po qe nevoja sikurse po ndodh ne QSUT per mungese uji, por vetem duam qe kryeministri te hape ekspoziten e radhes ne Kine, Japoni e ku te mundet aman.

Rusin Domi: Deri tani 182 pozicione te lira ne mjekësinë tone, per pak kohe do numerohen vetem vendet e zëna, se do thuhet “vetëm 182 mjeke kemi…”

Ylli Dylgjeri:  Shëndetësi; 338 shkurtime në Personel, do të thotë: Mjeksia shkurtohet, Beqja zgjatet!

Share: