Home KRYESORE Thjeshtesia sjellja e duhur!

Thjeshtesia sjellja e duhur!

Nga Dalina Fico

Kete foton nuk e vura per te terhequr vemendjen tek Erjoni, por per kryetaren e bashkise se Barcelones dhe per nje sugjerim miqesor per te gjitha grate dhe vajzat qe jane ne politike (ne Parlament, ne administrate publike, ne partite politike, ne pozite dhe ne opozite):

Nuk ka nevoje te krihni floket tek parukjeri cdo dy dite; nuk ka nevoje te vishni rrobat me trendy ne treg; nuk ka nevoje te vishni nje kostum te ri sa here qe shkoni ne nje takim pune; nuk ka nevoje te beni makiazh ekstra sa here qe dilni ne media; nuk ka nevoje te vishni kepuce me taka te larta sa here qe dilni ne publik.

E di qe shume prej jush nuk duan ta bejne kete gje, por ndiheni nen presion. Ndaj, dua t’ju them: Mos ju dorezoni presionit meskin te mediave apo njerezve te tjere. Beni si kjo kryetarja e bashkise se Barcelones: dukuni si cfaredo grua tjeter, pa te teperta, dhe jini te sigurta se vetem puna e mire dhe integriteti profesional e personal do t’ju beje te lini gjurme ne shoqeri.

Modelin tuaj te flokeve do ta harrojne shume shpejt edhe ata qe ju duan, edhe ata qe s’ju duan.

Share: