Home KRYESORE Tranzicioni grabitqar…

Tranzicioni grabitqar…

Nga Zef Preci

HISTORI TE TRANZICIONIT GRABITQAR OSE PERSE NUK DUHEN DHENE KONCESIONET E SHPALLURA NE SHENDETESI, BUJQESI, DOGANA ETJ. PERMES TYRE GRABITEN “ME LIGJ” FONDET, PASURITE DHE JETESA E SKLLEVERVE QE PER IRONI QUHEN “QYETARE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE”…

Nder te tjera:
Kontrata me titullin “Rehabilitim, Operim dhe Transferim” e firmosur mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, (sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë), dhe kompanisë Kurum International sh.a, sanksiononte që koncesionmarrësi do të investonte në këtë rafineri gati 6.8 miliardë lekë (48 milionë euro) dhe të fillonte punën e përpunimit të naftës brenda 18 muajve. Por dy vjet pasi kontrata është nënshkruar, autoritetet duket se po hasin vështirësi në identifikimin e problemit me koncesionin.
BIRN vizitoi rafinerinë e Cërrikut dhe zbuloi se në fakt, rafineria nuk ekziston më. Ajo është shkrirë për skrap, pavarësisht se kontrata e koncesionit sanksiononte rivënien e saj në punë. Për më tepër, në ish-kompleksin industrial të Cërrikut nuk duket asgjë gjurmë nga investimi prej 48 milionë eurosh, i premtuar nga Kurum. Vetëm disa roje të kompanisë gjenden aty për të ruajtur atë çfarë ka mbetur ende pa u rrëmbyer.

SKANDALI/ Rafineria e Cërrikut u dha me koncesion, por u shkri për skrap…

Share: