Home KRYESORE Une hesht, por nuk hesht realiteti…

Une hesht, por nuk hesht realiteti…

Nga Petrit Vargu

– Unë hesht, por nuk hesht dinjiteti i mjekut P. Ç. dhe specializantit E. S. që u dhunuan dje gjatë rojes në Q.S.U.T.
– Unë hesht, por nuk hesht shpirti i pacientes që u end dje për 12 orë nëpër urgjencat e Q.S.U.T.-së.
– Unë hesht, por nuk heshtin 15 pacientët kardiakë, që presin nëpër stola me kartela në dorë për tu shtruar në kardiologji.
– Unë hesht, por nuk heshtin familjarët e dy pacientëve të intubuar të cilët kërkonin kushte më të mira për të dashurit e tyre.
– Unë hesht, por heshtja ime nuk korigjon malasanitan në Shqipëri.
– Unë hesht i lodhur dhe i diziluzionuar që gjërat nuk ndryshojnë, megjithë potencialet e pamasa që janë.

Share: