Home I pakategorizuar “Ne vend te vere vetulla, mund te nxjerre syte…

“Ne vend te vere vetulla, mund te nxjerre syte…

Nga Marko Bello

Ne panik nga reagimi kombetar e nderkombetar kunder propozimit te kryeministrit per ta
konsideruar serish shpifjen nje veper penale, sot Qeveria saktesoi se nuk behet fjale per gazetaret, por politikanet.

“Ne do të kërkojmë kriminalizimin një orë e më parë me ligj të shpifjes për shkak të detyrës për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose i një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik.”

Nuk ka formulim me qesharak se ky i mesipermi qe pretendon se akuzat politike mund te jene shqetesuese per opinionin publik…

Ha ha ha! Po si mendojne keta ti denojne politikanet? Nga fjalet e deklaratat politike? Keto jane brockulla per te trembur galat.

Zoterinj ! Shkoni tek pasuria marramendese e tyre e aty do te gjeni pergjigje per shume dilema. Aty jane provat e gjalla te pasurive te dyshimta, te vena nga abuzimi me funksionin publik, shkelja e ligjit dhe korrupsioni galopant.

Shqiperia nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por zbatimi i tyre. Kur prokuroret dhe gjyqtaret do te zbatojne ligjin ne fryme e germe, vetem atehere do te kemi shtet ligjor. Sigurisht jo keta qe kemi, por ata qe do te vijne se shpejti…

Share: