Home I pakategorizuar Vendime absurde mbi Shendetesine…

Vendime absurde mbi Shendetesine…

Nga Tritan Shehu

VENDIM REGRESIV I QEVERISE QE UL EFIKASITETIN E SISTEMIT SHENDETESOR, QE GODET EDHE PROJEKTIN E URGJENCES MJEKESORE.

Po pregatitet ne fshehtesi vendimi per t’ja kaluar Ministrise se Mbrojtjese prej Shendetesise, Njesine e Helikoptereve Sanitare.

Ky vendim po merret mbas atij te parit, thellesisht demtues, per te transferuar Qendren Universitare te Traumes e Ortopedise se bashku me spitalin perkrah, perseri Mbrojtjes.

Dhe keto veprime pa asnje vizion perspektive e zhvillimi, merren vetem per te rritur ne menyre artificiale shpenzimet e ushtrise.

Keto amatorizma jo vetem nuk mund te bindin partneret tane te NATO-s per rolin tone ne ate aleance, por vecse demtojne mbarevajtjen e sistemit tone te shendetesise.

Ne kete menyre goditetet fatalisht edhe projekti i nevojeshjem i riorganizimit e konsolidimit te sistemit te Urgjences Mjekesore.

Njesia e Helikoptereve Sanitare e perbere me 5 unitete, u ngrit ne vitin 1994, u kualifikua ne keto vite ne funksion te urgjencave mjekesore, duke krijuar nje eksperience tonen pozitive, ne baze te modeleve te vendeve te zhvilluara.

Qendra e Traumes e ish Spitali Ushtarek me proces te filluar qe me 1993, ju njesua me vone sistemit shendetesor e Universitar.

Keto struktura thebesore kane nevoje per permiresime te metejshme ne rrugen e filluar te zhvilllimeve.

Vendimet e fundit te Qeverise jane hapa mbrapa dhe demtuese. Ministra e Mbrojtjes nuk i ka kapacitetet dhe as objektivat per zhvillimin e ketyre institucioneve te rendesishem shendetesor.

Kjo Qeveri vazhdon te vendose pa asnje logjike zhvillimi, ne menyra okulte, duke demtuar dhe ate qe eshte ndertuar.

Share: