Nga Spartak Ngjela
Ambasadori Amerikan Donald Lu, po i qëndron fort çeshtjes së korrupsionit, krimit dhe reformës në drejtësi. Në fakt kjo është Thembra e Akilit për zhvillimin shqiptar; e cila e ka trembur shume krimin shtetëror në Shqipëri. Gjej rastin dhe, pasi e falenderoj Ambasadorin Amerikan, me duhet t’i drejtohem për t’i treguar specifikën tonë morale gjatë diktaturës komuniste:
Your Excellency! … In comunist time, in Albanian society, succsesfull and fortunate crime is called virtue,
Ne kohen e komunizmit, krimi i suksesshëm dhe me fat, është quajtur virtyt. Kjo ka qënë sëmundja jonë morale, dhe kjo është ende. Vjedhësit e pushtetshëm, dhe abuzimet e mëdha janë quajtur virtyte. Por sot koha po ndryshon. Shoqëria shqiptarë duhet t’i drejtohet moralitetit. Kjo është dhe duhët të jetë reforma në drejtësi dhe në të gjithë sistemin legal. Shenjestra e fundit e Ambasadorit Amerikan, domethënë e politikës amerikane, u drejtua te Prokuroria. E sakte. Kush është Prokurori i Përgjithshëm që ka lejuar këtë gjendje? Një njëri i panjohur, i vendosur në atë vend nga Meta e Berisha, që të sigurojë abuzimet e tyre “të suksesshme”…krimin e suksesshëm shetëror, që nga vjedhja dhe blerja e votës e deri në vjedhjen masive që iu kanë bërë shqiptarëve.
Krimi do të goditet, por nga kush? E pra, kjo është reforma: të suprimohen mbrojtësit dhe garantët e krimit: gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është deviza. Ndryshe, shoqëria shqiptare është e destinuar të shkatërrohet së brendshmi. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen, se, shumë shpejt do dalin emra të tjerë. Dhe nuk ka opozitë: të gjithë ata ish pushtetarë që flasin kundër krimit, janë të inkriminuar. Kjo është loja e pisët që po luhet sot në Shqipëri: hajduti bërtet ”kapni hajdutin”. Pushtetarët nuk e duan reformën në drejtësi, prandaj bëjnë sikur. Vetëm fjalë. Dhe një Kryeministër që nuk dihet ende ku do të shkojë: do të bashkohet me krimin kunder reformës, apo do të bashkohet me reformën. Deri tani ka folur për reformën në drejtësi; por tani që ka hyrë në lojë autoriteti amerikan, është stepur. Pse?
Ambasadori dje përmendi të inkriminuarit e spektrit të tij politik. Por Kryeministri nuk foli asnjë fjalë. Koha do të ecë drejt të moralshmes. Por, nëse ka pëngesa në vendosjen e moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri, shqiptarët nuk duhet të rrinë më pasivë: në këtë reformë varet fati i tyre. Duhet të lëvizin. Virtyti është ndershmëri dhe jo krim i suksesshëm.