Home KRYESORE Zeri i Amerikes per oligarket tane!

Zeri i Amerikes per oligarket tane!

Nga Kreshnik Osmani

Zeri i Amerikes ka ndermarre nje fushate ndaj parise se Tiranes, te cilen e etiketon si oligarki, kleptokraci dhe bande te madhe mafioze qe drejton fatet e shqiptareve prej 25 vitesh, pa nguruar te permende edhe emra te pervetshem. Amerikanet po percjellin disa mesazhe:

1-Oligarkia politiko-mediatiko/ ekonomike bashkepunon mjeshterisht per te mbajtur shqiptaret nen dhune e mjerim.

2. Mazhoranca dhe opozita jane nje farse e sajuar per te bere te mundur realizimin e nje rotacioni fiktiv, por palet ndajne fushat e grabitjes me sistem kater ose tete vjecar, ku edhe pala e humbur merr pjesen e saj.

3. Oligarkia e perbere nga politikane, biznesmene, njerez te medias, profesore universitetesh mban peng popullin prej 25 vitesh per te ruajtur interesat e veta si dhe i detyron shqiptaret te zgjedhin te keqen me te vogel.

4. Oligarkia rrezikon nxjerrjen e Shqiperise prej shinave te deklaruara te orientimit strategjik kombetar.

5. Shqiptaret duhet te organizohen per te rrezuar oligarkine.

6. Amerikanet nuk jane bashkepunetore dhe bashkeautore te planit dhe strategjise se oligarkise per te mbajtur shqiptaret te shtypur. Shkurt, edhe nese permendin emrin tone, nuk jemi ne ata qe i sponsorizojme politikisht keta bandite dhe hajdute te pacipe. Por edhe se nuk jane ata (amerikanet) qe mund ta largojne nga pushteti kliken, duke bere keshtu ate qe duhet ta beni vete ju si shqiptare.

7. Duhet ta largoni oligarkine me cdo kusht nese nuk doni qe nje dite te perballeni me zbehjen e interesit tone per shqiptaret dhe per rajonin!

(Edhe pse i pritur prej kohesh, nje pozicionim i tille distancimi ishte mese i nevojshem per ditet tona)

Share: