Nga Majlina Bregu
Albana, (Vokshi) me ftoi sot per te marre pjese ne seancen degjimore qe Komisioni i Punes, Ceshtjeve Sociale e Shendetesise, do te zhvillonte me grupet e Interesit rreth Buxhetit 2016.
Kam qene anetare e ketij Komisioni gjate viteve 2005- 2006 dhe e kam te qarte se mbulon aq çeshtje sa nuk mbulojne shume komisione parlamentare te marra se bashku.
Pavaresisht kesaj, vemendja qe marrin keto degjesa publike eshte pakursyeshmerisht larg asaj qe marrin debatet ” pervelonjese” politike apo deklaratat per shtyp te cilat “thyejne lajmet”,(edhe kur te gjesh lajmin e ri ne to eshte si te kesh gjetur gjilperen ne kashte) dhe sigurisht as i afrohet vemendjes prej se ciles zene vend hidhepritjet “elitare” politike.
Sot, ata qe prekin cdo dite shtrirjen dhe thellesine e problemeve sociale, u shprehen –se Ministria e Mireqenies Sociale nuk ka bere asnje degjese publike per te degjuar psh per femijet. Thene ndryshe, parimet si Buxhetimi me Pjesmarrje, te cilat jane qasje qe funksionojne ne bote, ne i perdorim vetem si parulla neper konferenca.
– jane 100 mije femije qe jetojne ne kushtet e varferise ekstreme ne Shqiperi sipas statistikave zyrtare. S’ ka nevoje te me thote njeri se nuk u bene 100 mije qe prej dites kur u be Edi Rama Kryeminister. E kam te qarte se si funksionon cikli i varferise dhe sa e veshtire eshte te thyhet. Po aq sa e kam te qarte se sa i pameshirshem eshte ky cikel per femijet, te cilet jo vetem qe nuk e thyejne dot se varen nga te rriturit, por sepse mesojne ato sjellje deshperuese te mungeses se shpreses e motivimit te cilat vecse e gjenerojne varferine perseri.
Por qe shifra te jete uleritese dhe buxheti i perkujdesjes sociale te jete kokposhte, kjo eshte e turpshme per qeverine.
– nxjerrja nga skema e ndihmes ekonomike e me shume se 800 familjeve per viton 2016 mund te ishte nje skeme normale nese do ecte paralel me punesimin.
Por askush nuk di se sa femije preken nga kjo politike. Sikurse askush nuk thote dot nga qeveria
– sa eshte numri i femijeve te larguar per azil jashte Shqiperise?
– sa prej tyre jane kthyer
– sa kane nje strehe mbi koke
– sa kane braktisur shkollen apo e kane rinisur ate
As per grupet vulnerabel rome egjiptiane apo Personat me Aftesi te Kufizuar, pavaresisht propozimeve qe bene sot, une nuk pres qe buxheti te mbuloje gjithcka.
Pres qe te kete nje kombinim edhe me financimet e huaja te cilat kane vite qe shpenzojne fonde, energji, kohe per te ndryshuar situatat qe vetem buxheti s’ i mbulon dot.
Afermendsh nje buxhet vjetor nuk ploteson dot nevojat. Â Por Largmendsh per te mos konsideruar si emergjence kombetare se 100 MIJE FEMIJE JETOJNE NE VARFERI EKSTREME!