Home KRYESORE A DO T’I NGOPË RAMA DIBRANËT EDHE KËTË HERË ME LUGË BOSH?

A DO T’I NGOPË RAMA DIBRANËT EDHE KËTË HERË ME LUGË BOSH?

Dr Gëzim Alpion

Birmingham, United Kingdoom
Ky është reagimi i grupit lobues ndaj ”˜arritjeve’ të fundit të Ramës dhe përpjekjeve të para të politikanëve për të ”˜mjelur’ Dibrën në zgjedhjet e 2017-tës, botuar në gazetën RRUGA E ARBËRIT, Tiranë, Nëntor, Nr 11 (115), fq. 1-3.

Në fillim të nëntorit në Maqellarë u zhvillua një protestë e udhëhequr nga Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, i cili theksoi se “Rruga e Arbërit nuk i bie nga Kina. Të arrestohen gjithë ministrat për shpërdorim të parave dhe pezullimit të punimeve të saj”. Më herët protesta ishte njoftuar si një organizim i shoqërisë civile dhe qytetarët u çuditën kur në krye të saj panë liderin e Aleancës Kuq e Zi.

Gëzim Alpion, nismëtari i peticionit online për Rrugën e Arbrit, tha për gazetën se gjithkush ka të drejtë të ngrejë zërin brenda normave të demokracisë. Megjithatë, shtoi ai, mënyra se si u organizua kjo protestë të bën të mendosh se partitë, edhe këtë radhë, disa më herret, disa më vonë, me sa duket po mendojnë se si të “mjelin” Dibrën për interesat e tyre kur të vijnë zgjedhjet e 2017-tës.

Ne këto lloj protestash të kalkuluara për përfitime personale dhe partiake i trajtojmë me neveri. Siç e kemi bërë të qartë që në fillim, ne si intelektualë nuk merremi me protesta rrugësh. Ne kemi qenë dhe jemi për dialog konstruktiv me qeverinë. Rama dhe të ”˜besuarit’ e tij në Dibër, që megjithëse nuk dinë asgjë të saktë se çfarë po bëhet konkretisht për këtë vepër, vazhdojnë të përsërisin si papagallë thërrime informacioni që dëgjojnë kafeneve.

Rama dhe dibranët me ofiqe do të detyrohet të shpjegojnë një ditë se përse tremben nga ne që ndryshojmë kryekëput nga rivalet e tyre politike, të cilët e kanë mendjen tek protesta rrugësh për të rrëzuar qeverinë. Alpion gjithashtu tha se mbështetësit e peticionit janë duke pritur që qeveria të bëjë hapat e duhura në drejtim të kësaj çështje dhe të mbajë kështu premtimet që u kanë dhënë dibranëve dhe shqiptarëve gjatë fushatës elektorale.

Alpion tha se janë duke pritur rezultatet që do të dalin nga bisedimet me palën kineze dhe në rast se ato do të dështojnë, ai dhe mbështetësit e peticionit do të gjejnë mënyra të reja reagimi. Reagimi ynë nga janari i 2016-tës, tha Alpion, po qe se kjo qeveri, si të tjerat para saj, nuk e mban premtimin për rrugën, do t’i djegë këtij Kryeministri që flet vend e pa vend për rolin e shoqërisë civile në takimet në Kinë dhe Vjenë, por nuk ka kortezinë të bisedojë me shoqërinë civile në Shqipëri, shumë më tepër se protestat e rrugëve.

Share: