Home I pakategorizuar Adoleshentet me ambicie që të bëhen dashnore burrash të martuar!

Adoleshentet me ambicie që të bëhen dashnore burrash të martuar!

Nga Sadije Berisha

Vajza adoleshente 19-vjeçare kanë “ambicie” të bëhen dashnore burrash të martuar me fëmijë dhe disa i nisin karrierat e tyre si “vajza apo gruaja tjetër” më e re se ajo.

Ky është një problem i trishtë dhe i përbashkët ndërmjet vajzave të reja në vende ish-komuniste si Shqipëria, Rumania etj.

Burra me para dhe/ose pushtet shpesh përfitojnë nga vajza të reja që jetojnë në varfëri duke iu ofruar atyre një javë me udhëtime fund-javash nëpër hotele luksi në vende trë cilat ato mund t’i shohin vetëm nëpër filma ose t’i ëndërrojnë.

Dhurata të shtrenjta, veshje stilistësh i bëjnë ato për t’u patur zili nga ato që kanë “më pak fat” në lagjen e tyre.

Fatkeqësisht ato e shohin veten madje si modele frymëzuese për vajzat e varfëra që shpresojnë të njëjtën “jetë tradhëtare” ku princi i martuar, që nget Mercedesin e tij, i merr ato me vete në një jetë me bollëk shoppingu, dhe para të pakufizuara për dashnoret adoleshente. Kjo është “ambicia” më e varfër e vajzave të reja.

Burra të tillë zakonisht kanë 2,3 ose më shumë vajza të reja në shërbimin e tyre dhe ndihen si mbretër të botës.

Gratë zakonisht janë të detyruara ta pranojnë me dhimbje abuzimin/tradhëtinë dhe të kujdesen për fëmijët që shpesh neglizhohen nga mungesa e një babai tepër të zënë.

Gratë dhe fëmijët e tyre e vuajnë shpesh të gjithë këtë në heshtje duke qenë se divorci është rrallëherë një opsion për një grua shqiptare.

Një grua e divorcuar gëzon një status tepër të ulët dhe konsiderohet si “mall i përdorur” jo shumë e dëshirueshme në tregun e beqarëve në një botë të drejtuar nga burrat dhe nevojat e tyre egoiste.

Unë e kuptoj se kur je i varfër bën atë që do të bësh më mirë me shpresën për një jetë më të mirë. Unë nuk jam duke i gjykuar vajzat e reja të varfra në vendet ish-komuniste, unë isha me fat që nuk isha kurrë vajza e varfër që duhet të shisja veten ose të kisha ndonjë ambicje për të qenë dashnorja e re e ndonjë burri.

Por unë e kuptoj që varfëria mund të krijojë situata të tilla dhe disa prindër madje i inkurajojnë fëmijët e tyre me shpresën e një jete më të mirë.

Unë shpresoj ta mësoj time bijë të vlerësojë veten, t’i vendosë ambicjet e saj shumë më larg se të qenit dashnorja e një burri të martuar më shpresën se ai ka shumë para e lidhje për të hapur dyert.

Unë dua që ajo t’i hapë vetë dyert e saj. Të respektojë veten dhe gratë e tjera. Të jetë mjaftueshëm ambicioze për të qenë një model i mirë për vajzat e reja dhe t’i mësojë ato se si të arrijnë suksesin me forcat e tyre jo përmes dikutj tjetër në këmbim të seksit.

Zemra ime u perket atyre grave të negluzhiara dhe fëmijëve të tyre, të detyruar të jetojnë në burgun e një martese të abuzuar kështu.

Kjo botë është krijuar nga një vëllazëri burrash.
Ky është bashkimi i femrave?

Përse gratë nuk i japin fund konkurrencës me njëra tjetërën dhe të qëndrojnë së bashku kundër abuzimit?

Share: