Home KRYESORE Ambasada Amerikane denon dhunen ne proteste.

Ambasada Amerikane denon dhunen ne proteste.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë, duke theksuar se akte të tilla nuk përputhet me vlerat demokratike.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike.”- thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Ndersa më tej, Ambasada e SHBA i bën thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.

Share: