Home KRYESORE Analizat e Fevziut lidhur me LMN-ne kane shume te pavërteta dhe shume...

Analizat e Fevziut lidhur me LMN-ne kane shume te pavërteta dhe shume “deformime”.

Nga Arben Malaj

Koha vertetoj se LMN ishte nje inpirim pozitiv per njerezit e mrekullueshem te vendit tone dhe jo nje artimetike personale e askujt prej kolegeve.
Ne mirenjohje te gjithe kolegeve qe e inspiruan dhe mbeshteten LMN-ne kam detyrim te qartesoj nepermjet nje artikulli , jo vetem per saktesi historike – standart qe Fevziu perbetohet se nuk e shkel asnjehere- , disa prej te pa-vertetave dhe deformimeve.

Koha eshte aleati dhe gjykatesi me i mire lidhur me motivet e angazhimeve dhe kontributeve publike dhe politike te individeve dhe forcave politike.
Pas 20 vite angzhim politike ndjej detyrim edhe ndaj historianeve te shkencave politike por sidomos ndaj mbeshtetsve te LMN-se ne cdo nivel, te cilet u “persekutuan” edhe ne kohe “demokracise” per kete angazhim fisnik.

Fatkeqesisht por eshte e vertete, qe ky “persekutim” nisi qe ne kohen kur miqesia Blushi-Rama lulezoj, ndoshta edhe nga braktisja e LMN-se.
Persekutimi arriti deri aty sa djali i nje ish kolegu tone, student i talentuar dhe i diplomuar ne nje universitet perendimore u hoq nga puna sapo socialistet erdhen ne pushtet, sepse babai i tij u shpall armik i drejtuesve aktual te PS-se.

E trishtueshme deri ne neveri – kjo sjellje e cila shfaqet shpesh ne politiken tone edhe pas 25 viteve. Ky nuk eshte nje rast i vetem .Ku dallon ketu persekutimi sot nga ai i viteve te komunizmit??!!

Pse deshperohen disa nga “udheheqesit” majtas apo djathtas kur analiste vendas dhe te huaj i cilesojne se kane mentalitete diktatoriale??!!
Faktet jane kokeforta- fjalet shpesh prodhojne demagagji.

Personalisht perzgjodha qe midis nje karrike partike dhe lirise , ti perkushtohesha angazhimeve jo partiake.
Prandaj nuk vet-perfshihem ne te persekutuarit e aleancave para-zgjedhore ne PS.

Por braktisja e shume kolegeve te mire arsimuar, te perkushtuar me integritet te larte njerezore dhe profesional, solidariteti qofte edhe ne heshtje me persekutimin e tyre, te cilet nuk u angazhuan ne PS per asnje interes te vogel, eshte nje njolle/mekat qe na ndjek nga pas.

Kjo nuk eshte nje pengese e perhershme per asnje kolege qe te inspiroi, te organzoi dhe te udheheq levijze te reja edhe politike, te cilat mund te jene per individe te caktuar nje mundesi shume e mire per te korrigjuar edhe gabime te se shkuares.

Ne duhet te respektojme cdo individe qe ne cdo kohe reflekton per ate qe duhet te bej me mire per sfidat ekonomike, sociale dhe politike te vendit te tij.
Askush prej tyre majtas apo djathtas, nuk duhet penguar, askush prej tyre nuk duhet cilesuar armik , ndaj askujt prej tyre nuk duhet te perdor asnje qindarke para private apo publike per ti penguar apo per ti “vrare” politikisht.

Konkurenca politike eshte shume me e domosdoshme dhe e shendetshme per demokracite e reja. Institucionet e forta jane me te dobishme se individet e forte.
Ne teorite e zhvillimit institucionet e forta nuk nenkuptojne ndertesa, por :

lirine e fjales,
lirine e prones,
lirine nga korrupsioni,
lirine nga kapja e shtetit ,
lirine nga pengesat per barazi te mundesive per mire arsimim dhe shendet,
liri nga procedurat e gjata dhe kostot e renda per te bere biznes,
liri per ta ndertuat dhe shijuar jeten tende si produkt te punes dhe aftesise indivual por ne nje shoqeri qe krijo kohezion dhe solidaritet social!

Share: