Nga Fadil Maloku
1.Ju (të qeverisë dhe të opozitës!) mund të mendoni se me veprimet Tuaja, po fitoni (shumë “beteja politike”, se shtetërore, s’ jeni kërkah!) vota në qytetarinë kosovare, por, fundi i (“luftës politike”!) i kësaj odisejade smile emoticon “politike”, e padyshim edhe “morale”!), në faza afatgjata, do bëhet varrmihësi i: injorancës, infantilitetit, dhe arrogancës Suaj që jeni duke e ridëshmuar në aulën e Parlamentit!
2.Të marrësh vendime (makiaveliste!) kruciale në Kuvend.., kur jashtë protestohet vazhdimisht shkaku i: kërcënimit të interesit vital (Asociacioni&Demarkacioni) dhe: pasigurisë e stabilitetit evident të vendit, jo që është gabim trashanik (i qeverisë!) por, edhe kulm i hipokrizisë sociale!
3. Shtendërtimi, asnjëherë në asnjë vend, në asnjë periudhë e histori të deritanishme, s’është bë as me inate, as me paragjykime, bile e as me stigmatizime smile emoticon personale, grupore, klanore…etj.!), por, me; projekte (konkrete!), vizione (të qarta!) dhe ide (sublime!) që kërkojnë konsensusin e pozitës dhe opozitës! Bëjeni këtë, dhe do jeni në paqë me qytetarinë!