Deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupit i është zëvendësuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me arrest shtëpiak raportojne Mediat ne Kosove.  Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga avokati i saj, Arianit Koci dhe ka ndryshuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak. Kadaj-Bujupi u arrestua më 18 nëntor ndërsa Gjykata Themelore ia shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh pas kërkesës së Prokurorisë.