Home KRYESORE Basha sulmon ashper Ramen per deklaratat ne Jug.

Basha sulmon ashper Ramen per deklaratat ne Jug.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave qe nga disa media u quajten përçarëse ndaj veri-jug të kryeministrit Edi Rama, të bëra gjatë ditës së sotme në Sarandë. Kryeministri Rama tha mesditën e sotme se “të ardhurit nga Alpet e panë detin Jon, kur erdhi Saliu në pushtet” citon Syri.net te kete thene kryeministri qe flet gjithmone pa leter! Ne besojme se sigurisht nuk jane thene konteks percares, por nga ana tjeter nuk mund te mohot qe Basha tashme po tregohet politikan mirefilli duke perfituar nga cdo gabim i kundershtarit. Ja c’shkruan Basha:

“I mbushur deri në fyt me mllef, urrejtje dhe përçmim për popullin e tij, njeriu që ndërtoi pa leje në mes të Tiranës simbolin e izolimit, terrorit dhe mjerimit, ky që bekoi sarajet pa leje të Kokedhimës me shokë dhe dhjetëra ndërtime të tjera pa leje të familjareve dhe klientëve të tij në mes të Parkut të Tiranes, në lulishtet e pallateve të Tiranes, në bregdet e kudo, ky që për vete ndërtoi një vilë bunker 56 metra të gjate pa bërë asnjë transparencë para shqiptarëve, ky zhvatës përsëritës i përbuzur nga mbarë vendi e kombi, shpreson të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun, por më keq për të.

Ai është njësoj i neveritur, kudo sepse prej dy vitesh shtyp e varfëron çdo shqiptar, në Vlorë, në Sarandë, në Shkodër, Tropojë, Elbasan e Durrës, Korçë e Lezhë. Një i paturp qe tregon popullin me gisht si hajdut, por për vete ndalon me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit prej 600 milion euro, ky për të cilin raporti i punës së OSBE-së shkruan se ka një pasuri prej 200 milion euro, ky aksident i historisë sonë kombëtare me pasoja të rënda i fryu sot nga Bregu i shqiptarisë ndarjes dhe përçarjes midis shqiptarëve.

I tmerruar nga një popull i tërë që e njeh si përgjegjësin dhe shkaktarin e krizës më të thellë ekonomike dhe sociale në vend, i zgërlaqur nga mosbindja civile dhe protesta që sa vjen e rritet, ky që ka lënë në baltë gegë e toskë, demokrate e socialiste, ky që i le ata të vetëvriten e të vdesin së ftohti për 3 mijë lekë, por deputetët e tij kriminelë e kusarë i blaton përditë me tendera, koncesione, laguna, naftë, krom, kontrabandë cigaresh dhe emërime te paligjshme, ky pra kujton se do të gjejë shpëtim duke i fryre përçarjes e ndasisë.

Ngrihuni toskë e ngrihuni gegë, ngrihuni shqiptarë ti tregojmë vendin. Vendimi për largimin e Edi Ramës është popullor, kombëtar dhe i pakthyeshëm! Të enjten më 17 dhjetor para Kuvendit! Shqipëria NGRIHET e nuk prapset. Të gjithë në shesh për të ndalur qeveri-fatkeqësin딝.

Share: