Home KRYESORE BE: Dekriminalizimi i rëndësishem. Dialogu konstruktiv domosdoshmëri.

BE: Dekriminalizimi i rëndësishem. Dialogu konstruktiv domosdoshmëri.

Delegacioni i BE-së përshëndet fort vendimin e rëndësishëm dhe unanim të Parlamentit të Shqipërisë për miratimin e ligjit mbi të drejtën për t’u zgjedhur të personave të zgjedhur, të emëruar apo që ushtrojnë funksione publike. – “Ky zhvillim legjislativ pritet të forcojë shtetin ligjor, të rrisë integritetin e zyrtarëve publikë, të  nxisë luftën kundër korrupsionit, por edhe të rrisë besimin e qytetarëve te funksionimi i shtetit dhe i institucioneve të tij. Miratimi i kësaj pakete legjislative demonstron se dialogu konstruktiv ndërpartiak është mënyra më e mirë për të ndjekur reformat që nevojiten për vendin. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në dialog konstruktiv për gjithë sfidat e ardhshme mjaft delikate të reformave në Shqipëri, sidomos të reformës së drejtësisë. Progresi në agjendën e reformës është vendimtar për të rrënjosur më tej shtetin ligjor, si dhe për ta çuar vendin përpara në udhën e tij drejt integrimit evropian.” thuhet ne deklareten e Delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi

Share: