Nga Gazmend Aga
Cfare shteti duhet te kerkoje nje qytetar mysliman;Â “Ne nje shtet ku garantohen të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës, demokracia, pluralizmi, liria e besimit dhe lufta kundër korrupsionit. Një shtet i tillë ka për të qenë vetvetiu një shtet i përshtatshëm me Islamin. Pasi Kurani nuk urdhëron myslimanët të formojnë një shtet, por i urdhëron të jenë individë që i zbatojnë këto parime në jetë dhe të formësojnë një shoqëri të këtillë. Modeli i shtetit, i cili do të garantojë jetën sociale dhe politike në bazë të parimeve të mësipërme, sipas kushteve të vendit dhe kohës, do të formësohet nga vullneti i lirë i individëve.