Gruaja më e pushtetshme në botë ka një PhD në fizikë kuantike, udhëheq ekonominë më të pasur të Europës dhe është ndërmjetësja kryesore në një paketë masive shpëtimit të Euros. Angela Merkeli kancelarja e Gjermanisë është udhëheqësja e padiskutuehsme e partisë së vet politike, dhe ajo nuk has asnjë lloj opozite, edhe tani në mandatin e tretë si kancelare. Merkeli u ngjit nga një fëmijëri e thjeshtë, në kohën e regjimit shtypës të Gjermanisë Lindore, “përmbysi” e vetme mentorin e saj politik, i vuri syrin pozicionit të udhëheqëses së Gjermanisë, në një ngjashmëri mbresëlënëse me homologen e saj britanike Margaret Thatcher. Revista amerikane “Time” sivjet kancelaren gjermane, Angela Merke e nominoi “Njeriu i vitit”