Home KRYESORE ÇKA NA PRET NÊ VITIN 2016?

ÇKA NA PRET NÊ VITIN 2016?

Nga Fadil Maloku

1.Kosova si shteti më ri në Evropë, pra një shtet “sui generis” i cili akoma është në proces të një vetëkërkimi, verifikimi dhe vetëdëshmimi të organizimit të jetës shtetërore dhe asaj shoqërore për qytetarët e saj, paraprakisht ka nevojë për një proces të njëjtë të deliberalizimit, sikurse ai amerikan… i cili do të na ndihmonte jo vetëm në profilizimin, por edhe identifikimin e qartë të disa çështjeve fundamentale dhe ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: definimi i qartë i kufijve me Serbinë dhe Malin e Zi, heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë, kyçjes në BE-ane, profilizimin kulturor dhe ideologjikë, konsolidimit të demokracisë, etj.

2.Pra një seri çështjesh fundamentale të cilat në periudhat e ardhshme (dez)integruese në rajon dhe më gjerë mund të shndërrohen jo vetëm në handikape, por edhe në favore. Si handikape, për shkak se Kosova ende është një shtet në ndërtim e sipër dhe një vend me institucione akoma të brishta demokratike që vështirë mund të garantoj dhe plotësoj kriteret tejet të ashpërsuara të anëtarësimit në BE-e, pas krizës së shfaqur në Greqi dhe paralajmërimeve tjera të reja në Spanjë, Itali, etj.

3.Kurse si favore, këto çështje mund të shndërrohen në rast se ajo fillon tani të ndërtojë kapacitete adekuate administrative demokratike në përputhje me standardet dhe kriteret e BE-së. Kosova, në realitet me gjitha këto çështje e dilema të hapura pa dyshim mbetet një vend dhe një shtet tejet interesant edhe për shkak se: të gjitha çështjet e ngritura më lartë po gjurmohen në një atmosferë dhe ambient do thoja jo edhe gjithaq të favorshëm global.

4.Paraprakisht, mendojë që duhet dhënë disa përgjigje meritore që do të dilnin nga një debat nacional edhe disa çështjeve tjera që po ashtu kanë peshën dhe rëndësinë e vetë në këto procese. Ndër këto çështje, mendojë se duhet radhitur problemin e vlerave politike, atyre sociale e sidomos atyre kulturore, në mënyrë që nga kjo analizë të shohim se ku ne dallojmë apo ku përputhemi me vlerat e reja që ngandonjëherë edhe po na e zënë frymën.

5.Ky lloj “monologu” me vetën tonë, në formë të një pëlqimi unanim brenda një diskursi fer politikë, intelektual e kulturor, por edhe një diskursi tjetër jashtë kësaj sfere është padyshim një kusht dhe një sinjal tejet domethënës se shoqëria kosovare vërtetë është në rrugë të duhur të proceseve të reja në horizont.

6.E them kështu edhe për shkak se diskursi i këtillë midis akterëve dominues politik, social, kulturor e intelektual në një mënyrë është edhe një kusht tjetër shtesë që në një mënyrë na plotëson neve si shoqëri dhe si shtet tamam të konstituar dhe të pjekur politikisht.

7.Ky lloj katarësisi social(krijimi i parakushteve për një mirëqenie sociale), politik (një ballafaqim permanent i koncepteve ideologjike), intelektual(një përgatitje solide të kuadrove të reja që mendojë dhe gjykojnë në mënyrë evropiane) e kulturorë (një pajtim definitiv të sistemit dhe vlerave të reja, por në anën tjetër gjithën duke ruajtur dhe kultivuar veçantitë dhe trashëgimin e vetë), duhet të ndodhë patjetër në vitin dhe vitet… e konstituimit tonë si shtet dhe si vend demokratik, ngaqë vetëm kështu ia dëshmojmë vetës sonë, miqëve dhe armiqëve tanë…se jemi: jo vetëm pale servile, po partnerë të denjë dhe respektabil!

Share: