Home KRYESORE Desada Metaj shkruan me gjuhe pa zbukurime perseri!

Desada Metaj shkruan me gjuhe pa zbukurime perseri!

Gazetarja Drsada Metaj ne editorialin e saj ne Opinion.al shkruan ashpër, por pse jo sakte duke i cilësuar ata qe u dekoruan “përbindëshat e komunizmit” dhe njekohesisht vlerëson me te njejten ashpërsi edhe politiken e sotme që i rehabilitoi ata!

“Të flasësh dhe të akuzosh për milionat e vjedhura nga qeveritë dhe ministrat është një gjë, dhe të bësh show parlamentar me gjakun dhe vuajtjet e atyre që dhe sot janë në ditë të hallit është absolutisht një gjë krejt tjetër dhe krej e patolerueshme. Nuk e di si janë ndjerë sot ata që kanë drejtuar dhe drejtojnë këtë vend, kur kanë lexuar intervistën (apo më mirë deklaraten) e Shyqyri Çokut. Nuk di a i ka vrarë ndopak ndërgjegja që gjatë këtyre ditëve kanë përmendur dhe emrin e At Zef Pllumit, duke numëruar herët që i kanë lexuar librin, apo cituar thëniet e tij. Nuk di a kanë ndjerë ndopak neveri për një sigurims të përshkruar me aq realitet dhe pa mllefe në “Rrno për me tregue” që në mënyrë idilike të flet për 3 fëmijet e tij dhe porositë e gruas.” – shkruan Metaj duke vazhduar me te njejten gjuhe pa doreza me tej

“E vetmja gjë që di me siguri, është që familjet e 92 personave që Çoku i ka marrë në pyetje, internuar apo burgosur me justifimin se “i tillë ishte sistemi”, sot kanë një arsye më shumë për të urryer jo vetëm sistemin që i la jetim, por dhe këto 25 vjet, dëshmi e gjallë e talljes me vuajtjet e komunizmit. Dhe këto 92 familje, janë vetëm maja e një ajsbergu të stërmadh me të vrarë, torturuar, internuar për vite me radhë, që sot enden dhe përdoren paciperisht nga politika për një këst të dëmshpërblimit, që ndoshta nuk do ta gëzojnë kurrë. Sepse në fakt ata që i përdorin vazhdimisht, nuk i hoqën kurrë nga listat e shpërblimeve prokurorët dhe bashkëpuntorët e sigurimit.”

Shkrimin e plote te Dasara Metaj mund ta lexone ne Opinion.Al

Share: