Ish- dënuari politik që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitesh, Sami Repishti ka dënuar veprimin e Qeverisë “Rama” që dekoroi prokurorë e gjykatës të komunizmit.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres Kodheli për dekorimin që iu bë hetuesit të At Zef Pllumit, Shyqyri Çoku. Profesor Repishti tregon me kete rast per opinionin publim se Çoku ka qenë edhe torturues i tij gjatë kohës që ka qenë në hetuesi.
“E kam njohur që kur ka qenë i ri, por nuk kam pasur shoqërim me të. Ishte tip rrugaçi. Nuk besoj se ka luftuar me armë në dorë për arsye të moshës. Personalisht kam ngrënë disa shkopinj dhe grushte e shkelma pothuajse të përditshme për afër 24 muaj hetuesie. Kriminelin ”˜shoku Çoku’ që më shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtënore me drunin e tij të pagdhenun, e çizmen e tij të dytë, unë nuk e fal, sepse tradhëtoi bashkëvuejtësit e mi. Njëkohësisht unë nuk fal as shtetin që ka për detyrë të më mbrojë e që për 25 vjet të gjata nuk zbatoi drejtësinë ma fillestare” –  rrëfen profesor Sami Repishti.
Ai thekson me force dinjiteti se dekorimi i këtyre personave është një fyerje për viktimat e komunizmit dhe ka kërkuar që ministrja Mimi Kodheli të japë dorëheqjen.
-“Dekorimi i 1000 veteranëve dhe kriminelëve të regjimit të kuq nga Ministria e Mbrojtjes e që përfshin edhe xhelatët e ish-Sigurimit ashtë një fymje e randë për të gjithë popullin shqiptar, e sidomos për viktimat e komunizmit në Shqipëri e familjarët e tyne. Për keto arsye, zonja ministre mbas këtij akti tuej të dënueshëm, ju keni vetëm nji rrugë të ndershme me marrë, jepni dorëheqjen dhe sa më shpejt”, thite Sami Repishti.
Nuk besohet qe ministrja Kodheli te jape doreheqjen por reagimet ne shenje proteste nga komuniteti katolik kane qene te shumta. Dom Gjergji Meta, zedhenes i Kishesh Katolike sot pas homazheve dhe varrimit te Imzot Rrok Miredites ku politikanet me te pushtetshem te vendit vrapuan per ti kryer nderet e rastit dhe te recitonin ne publik, nepermjet nje shkrimi u ben thirrje te jene me te drejte ndersa shkojne te Institucionet e Kultit. Dom Gjergji Metau thote atyre qe Kisha dhe korrupsioni jane dy gjera te kunderta!