DHOMA ZGJEDHORE iu drejtua sot me nje deklarate institucioneve përfaqësuese për te ri-adoptuar kufizimin e mandateve te kryebashkiakeve ne ligjin e ri “për vetëqeverisjen vendore” qe pritet te miratohet këtë jave ne kuvend. Sipas DHOMES ZGJEDHORE ne versionin origjinal parashikoheshin vetëm e drejta për tu zgjedhur dy mandata rresht, ndërkohe qe ne versionin e futur për shqyrtim ne  Kuvend, ky kufizim shume demokratik është hequr. Me sa duket partite e medha politike nuk
Dhoma Zgjedhore i shkruan kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, kryministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, Krytarit të partisë më të madhë në opozitë, Z. Lulzim Basha, Të gjithë ligjvënësve në Kuvendin e Shqipërisë. Plus në vemendje të: Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Përfaqësisë së Këshillit të Europës në Tiranë dhe OSBE dhe të gjitha programeve të asistencës së huaj në Shqipëri
“Dhoma Zgjedhore vlerëson se ky ndryshim negativ që ka pësuar projektligji është në kundërshtim me frymën e konsultimeve të zhvilluara dhe parimet demokratike të synuara nga shoqëria shqiptare në vitin 2015. Projektligji duket se ka braktisuar dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë në këtë drejtim. Ai bie në kundërshtim edhe me vetë modelin e ligjit Italian të marrë për bazë në këtë rast, i cili kufizon në dy mandate ushtrimin e pushtetit nga kryebashkiakët në Italinë fqinje.
E theksojme me forcë se përvoja shqiptare në qeverisjen vendore dikton sot më shumë se kurrë kufizimin e madateve në DY të tilla. Vetëm në fillim të këtij viti, kryebashkiakë të qyteteve të rëndësishme, me nga dy mandate në detyrë, por që kërkonin edhe një të tretë, u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Dhjetëra ishin dhe krye-komunarët e proceduar.” thuhet ne letrën dërguar parlamentit dhe isntitucioneve te tjera.