Home KRYESORE “El Nino” do preke edhe Shqiperine!

“El Nino” do preke edhe Shqiperine!

NASA, ka paralajmëruar se efektet e El Nino-s do jenë po kaq të këqija sa në vitin 1998, më i forti i regjistruar në historine 100 vjecare.

El Nino është një fenomen moti, që në vitin 1998 shkaktoi një kaos në sistemet botërore të motit dhe u fajësua për disa nga aktivitetet ekstreme të motit.

El Nino aktual mendohet se ka lidhje me disa nga përmbytjet e rënda dhe motin e ngrohtë në hemisferën e veriut dhe bën që ujërat e ngrohta të Paqësorit qendror të zgjerohen drejt lindjes, në drejtim të Amerikës së Veriut dhe të Jugut.

Sipas BBC, El Nino ndodh çdo dy deri në shtatë vjet dhe efektet mund të vazhdojnë deri në pranverën e ardhshme dhe të zgjasin edhe deri në 12 muaj.

NASA thotë se El Nino aktual nuk ka treguar shenja të zbehjes, bazuar në të dhënat satelitore të Oqeanit Paqësor.  Por ndërsa në Europë, El Nino ka sjellë një mot të ngrohtë dhe të thatë, duke ”˜zbrazur’ resortet e skive dhe shkaktuar një ndotje të rrallë në qytete si Milano apo Roma në Itali, në Meksikë ka pasur efekt të kundërt.

Ndërkohë eshte parashikuar qe këto ditë do karakterizohen nga një mot me temperatura shumë të ulëta në Shqipëri. Emergjencat Civile kanë hartuar planin e masave për përballimin e uljes së ndjeshme të temperaturave, çka do të sjellë rreshje shiu dhe dëbore, si dhe ngrica në rrugë.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në -15 gradë celcius, çka do të sjellë mjaft probleme. Për këtë Emergjencat këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes, sidomos gjatë qarkullimit në rrugë problematike.

Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me policinë rrugore dhe drejtoritë rajonale të rrugëve do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve dhe forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmetet problematieke.

Ministria e Brendshme bën të ditur se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale.

Share: