Home KRYESORE Erion Brace per Blendi Fevziun, do nxjerre një mal me letra!

Erion Brace per Blendi Fevziun, do nxjerre një mal me letra!

Deputeti i 6 legjislaturave parlamentare Erjon Brace i ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, në Vizion Plus, është shprehur se nuk ka ndonjë gjë personale me Blendi Fevziun, por me gazetarët që i bëhen krah korrupsionit. Megjithatë Brace theksoi se kur të flasë për Fevziun, do të nxjerrë edhe një mal me letra që ka arkivuar.Deputeti socialist tha ndër të tjera se nuk e ndjek fare Opinionin e Fevziut, pasi ndjek ditëne hënë Rudina Xhungën në Vizion, të martën sheh Barcelonën, të mërkurën sheh prapë sport, të enjten Sokol Ballën dhe të premten Oktapodin. Gjatë batutave të shkëmbyera me autorin e programit Oktapod Turjan Hyska, Brace tha se ndoshta 300 mijë vende pune janë shumë, por të paktën 220 deri në 250 mijë, do të realizohen. Lidhur me një flirtim të mundshëm PD-LSI për Reformën në Drejtësi, Brace theksoi se kjo nuk egziston, pasi të dy partitë kanë mendim diametralisht të kundërt. Gjatë intervistës, Brace nuk ka pranuar se Rama është kryetari më i mirë i socialistëve, duke u shprehur se Rama është një kryetar normal. Sipas deputetit socialist, mes kolegëve kundërshtarë në Parlament, vlerëson si njerëz me të cilët mund të bisedohet e shkëmbesh ide, Genc Rulin dhe Majlinda Bregun. Në rubrikat e tjera të emisionit Oktapod, deputeti socialist pranoi se i ka cuar sms Sali Berishës kur ishte kryeministër, për të ndihmuar një militant socialist, duke vënë në dukje se Berisha iu përgjigj këtij mesazhi.

Share: