Home KRYESORE Fokus mbi interesat e konfliktit Siriano – Turko dhe Rusise…

Fokus mbi interesat e konfliktit Siriano – Turko dhe Rusise…

Nga Gëzim Llojdia

Cila ishte udha e mallkuar që ndërmerrnin xhihadistët për në vendin konfliktit ç’prej vitit 2012 , kur Siria nisi luftën e brendshme civile. The guardian ditë më parë shkruante se që nga muajt e hershme të luftës në Siri, Turqia ka pasur përfshirje më të drejtpërdrejtë dhe më shumë në rrezik se ndonjë nga shtetet e rajonit rreshtuar kundër Bashar al-Asad. Kufijtë turke kanë qenë rrugëkalim kryesor për luftëtarët e të gjitha llojeve për të hyrë në Siri. Bazat ushtarake të saj janë përdorur për të shpërndarë armë dhe për të trajnuar luftëtarët rebelë. Në fshatrat kufitarë kanë marrë gati një milion refugjatë.

1.
Nga mesi i rrugës deri në vitin 2012, kur xhihadistët filluan të udhëtojnë për në Siri, prania e tyre ishte e dukshme në të gjitha pikat e udhëtimit në kufi: në aeroportin e Stambollit, në qytetet jugore të Hataj dhe Gaziantep – dy prej të cilave ishin vendodhjet pikë – dhe në fshatrat kufitare thonë axhanset që emetojnë mediumet e huaja presitigjioze lodineze.

Të huajt në rrugën e tyre xhihadiste për të luftuar kanë rrugëtuar deri vonë në vitin 2014, kur, pas presionit të vazhdueshëm nga shtetet e BE-së dhe SHBA-së, janë bërë përpjekje të koordinuara për të kthyer ata prapa. Deri atëherë, Isis kishte një prani dominuese në disa pjesë në veri dhe në lindje të Sirisë. Ajo kishte përçarë fraksionet jo-ideologjike të opozitës siriane si dhe grupet islamike, dy prej të cilave ishin të mbështetur nga Turqia, dhe siguroi se çfarëdo formë e qeverisjes që do dali nga rrënojat e Sirisë, do të duhet të bëjë fare pak nga qëllimet origjinale të revolucionit. Analistët të cilët merren me shqyrtimin e ngjarjeve që rrodhën pas pranverës arabe shtojnë faktin se aeroportet ndërkombëtare e Turqisë kanë qenë gjithashtu të zënë duke transportuar xhihadistë, shumica, e vlerësuara te shifra 15.000-20.000 luftëtarëve të huaj që janë bashkuar Shtetit Islamik (Isis) kanë fluturuar për herë të parë në Stamboll apo Adana, ose kanë mbërritur me tragete përgjatë brigjeve të saj mesdhetare.

Pavarësisht nga kjo, lidhja me disa aspekte të Isis vazhdoi të zhvillohet. Biznesmenët turq përfituan nga marrëveshje fitimprurëse me Isis dhe kontrabandistëve të naftës, duke shtuar të paktën 10 milion $ (£ 6.6M) në javë për arkën e grupit terrorist si dhe duke zëvendësuar regjimin sirian si klient kryesor të saj. Mjafton të përmendet fakti, që nafta e shtetit islamik përfundonte në shtetin turk dhe këta të fundit përfitojnë miliarda në javë nga kontrabanda e naftës.

2.
Cilat jane pikëpyetjet sot në mbarë mediumet botërore se çfarë ka krijuar konfliktin i fundit ruso-turk?
1-A do të dëmtohet turizmi turk pas konfliktit?
2-Çdo të bëhet me katër milion turistë rusë, që vizitojnë Turqinë nëse ata nuk zgjedhin vendet për plazhet dhe resortet turistike në bregdetin turk ?

Mediat lokale në qytetin largët të Arktikut të Salekhard kanë parë postera propagandistike duke i bërë thirrje rusëve për të mosblerë produktet turke apo udhëtojnë për në Turqi, thotë një gazetë indiane.

“Ata që shkojnë me pushime në Turqi do të konsiderohen aleatët terroristëve”, thote një poster në një qendër tregtare Salekhard, sipas faqes internetit të lajmeve Znak.com. “A keni blerë një produkt turk? Ju keni sponsorizuar IS”…

3- Si do të jetë vijueshmëria që Rusia ka marrë në ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë në një projekt me 20 miliard $ në Akuju…

4-Çdo të ndodh në këtë dimër të egër dhe ku do ta gjejë gazin kur kjo është – importuesi i dytë më i madh evropian i gazit rus pas Gjermanisë. Dhe më tej Gazprom kishte premtuar për të rritur furnizimet këtë vit në Turqi në 30 miliardë metra kub gaz, nga 26.7 miliardë vitin e kaluar.

Pikëpyetjet që shtrohen nga pikëpamja politike.

Një gazetë gjermane shkruan: Erdogan është duke punuar në drejtim të rrëzimit të regjimit të Asadit, Putin, megjithatë, është aleati më i ngushtë i despotit të Damaskut. Një tjetër pikë e diskutueshme është aneksimi i Krimesë nga Rusia – Turqia e sheh veten si një mbrojtës i tatarëve të Krimesë myslimane.

Kundër sfondit të luftës dhe konfliktit në MENA thuhet se Turqia ka humbje të konsiderueshme të eksportit, marrëdhëniet ekonomike me Rusinë janë më të rëndësishme. Politikisht Putin dhe Erdogan jane te ngjashem, të dy janë politikane ndërkombëtarisht te njohur si jo shumë miq dhr vendet e tyre kanë politika e jashtme gjithnjë e më të izoluara.

5.
S’është çudi që ju të pyesni: Po shqiptarët ç’punë kanë këtu? Edhe unë dua të pyes: Po ç’punë kishin shqiptarët në konfliktin në Siri? Ata dhe vëllezërit kosovarë kaptuan male, aeroporte e shtigje (dikur ata ishin edhe në këngët e moçme shqiptare të nizamit por pa aeroporte) për të qene prezent në konfliktin e brendshëm të Sirisë. Ku zihen elefantët është një shprehje shtrihet bari , por rënia e tensionit është në interes të të gjithëve se po krisi lufta, fitorja nuk dihet nga shkon, por pasojat do të jenë të të gjithëve.

Një krizë ekonomike kaloi, mirëpo ende kjo bota jonë s’po e rimer veten. Po një luftë çdo të thotë?

Share: