Home KRYESORE Franca per shkak te psikozes se terrorit festa te vaketa!

Franca per shkak te psikozes se terrorit festa te vaketa!

Nga France behet me dije se pjesa më e madhe e dyqaneve, edhe në qendrat e famshme tregtare kanë ofruar ulje për festat e fundvitit, dikush 30-40%. Por pavarësisht kësaj, bizneset shprehen të pakënaqura për nivelin e blerjeve këtë vit. Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, klientët e kanë të vështirë ti rikthehen jetës normale, ndonëse qendrat tregtare kanë nisur të popullohen sërish apo edhe tregjet e krishtlindjeve në “Champs Elysees”

Por pavarësisht atmosferës së tensionuar në qytet, menaxheri i përgjithshëm i njërit prej dyqaneve të famshme, Printemps, Pierre Pellarey, thotë se vetëm këto 2-3 ditët e fundit ka parë një rritje të lehtë të blerjeve.

Në muajin Janar, Franca do të përkujtojë 1 vjetorin e një tjetër sulmi terrorist, atë të 7 janarit, ku 17 vetën humbën jetën në sulmin në redaksinë e revistës satirike Charlie hebdo.

Gjithsesi sipas një sondazhi të realizuar nga një agjenci profesionale, industria e turizmit ka shënuar rënie të ndjeshme që prej muajit nëntor, kryesisht edhe prenotimi përmes booking në internet. Megjithatë atmosfera e krishtlindjeve ka bërë që turistët e huaj të rikthehen sërish ne Paris e ne te Gjithe Francen.

Share: