Nga Ylli Dylgjeri
Duke zbritur sot rrugen nga kodrat te liqenit, më shfaqet një pamje e tillë në trotuar. Qindra, mbase edhe mijra gazeta Shqiptarja.com më zunë rrugën. Ose më saktë trotuarin ku po ecja…
Rrugën mund ta zënë gazetaret, kameramanët, hallexhijtë, policia e ku di unë, por jo gazetat e pashitura.Për mua si ish menaxher i shtypit të shkruar gazetat e kthyera nuk janë më lajm. E njoh këtë hall prej vitesh në gazetën Koha Jonë. Kam menaxhuar gazeta në vite. Kulmi i kthimeve nga shtypshkronja besoj se është arritur në fund të vitet 90′, kur shitësit zullumqar kthenin në redaksi edhe gazetat qe shtypshkronjat i botonin me qëllim tej tirazhit të porositur për të ndarë lekët me shitësit. Dhe kur gazeta nuk shitej, harronin, dhe e kthenin vjedhjen si tirazh i porositur! Këtu plaste gallata në redaksi…Por kjo kohë paska qënë lule, kur krahasohet me postoblloku me gazeta që të zënë rrugën sot.
Me këto që thashë nuk dua të denigroj gazetaret. Kjo eshte çështje menaxhimi. Kjo eshtë çështje tregu. Kjo ështe çështje krize. Kjo është falimentim
Gazetat kanë dalë në grevë. Â Nuk shiten me…
Shenim: Nga redaksia e Shqiptarja.com bejne me dije se ato gazetat jane mbetjet e shume muajve dhe se po zbrazej bodrumi. Mund te sqarohen edhe koleget se ashtu si dhe me Gazeten Shqiptare, jemi media me me pak mbetje ne treg. Ndryshe nga te tjera media qe bejne tirazhe te larta, pavaresisht shitjeve!