Duket se përveç 11 kushteve për hapjen e kapitullit kryesor të negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE-së që ka të bëjë me Kosovën, Berlini e ka edhe një kusht të veçantë për Serbinë: Kushtetutën të përshtatë me marrëveshjet e Brukselit, kurse siç transmeton “Novosti”, pa përmbushjen e këtij kushti kapitulli 35 nuk mund të përmbyllet, kështu që edhe anëtarësimi në BE do të varet nga kjo.
“A do të thotë përshtatja e aktit më të lartë të Serbisë edhe heqjen e premabulës ku qartë thuhet se Kosova është pjesë përbërese e territorit të vendit tonë, derisa me tash nuk është precizuar definitivisht. Megjithatë, për shumicën ky është kurthi që fshihet pas pakos gjermane dhe e cila pikërisht kërkon njohjen implicite të pavarësisë së Kosovës”, raporton “Novosti”.
Tutje sipas kësaj të përditshme serbe, pikat kontestuese mund të jenë edhe nenit 182 dhe 16 të Kushtetutës së Serbisë, që kanë të bëjnë me rregullimin territorial të Serbisë dhe marrëdheniet ndërkombëtare. “Brukseli mund të kërkojë që nga Kushtetuta të hiqet formulimi që Serbia i ka dy Krahina, si dhe të ndryshohet pjesa ku thuhet se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën”.